POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dyshime për plagjiaturë, zv/ministri i Arsimit publikon në revista ndërkombëtare artikuj të kopjuar? (FOTO)

Zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Ervin Demo

Janë jo të pakta rastet kur funksionarë të lartë publikë, kryesisht në vendet e civilizuara, kanë dhënë dorëheqjen pasi diplomat e tyre apo punimet shkencore kanë rezultuar plagjaturë, e thënë ndryshe me materiale të kopjuara nga punimet e të tjerëve. Në Shqipëri përmasat e këtyre skandaleve janë të papërfillshme, pasi punimet e mirëfillta shkencore ose numërohen me gishtat e dorës, ose mungon publikimi i tyre online. Por e kundërta ndodh në botën perëndimore ku janë jo të paktë zyrtarët e lartë deri në ministra e kryeministra, të cilët kanë dhënë dorëheqje për plagjaturë.

Megjithatë, sot jemi përpara një fakti konkret ku ngrihen dyshime të forta se një zv/ministër shqiptar publikon në revistat ndërkombëtare materiale të kopjuara të cilat i trajton si shkrime të tij. Fjala është për zv/ministrin e Arsimit dhe Sporteve, Ervin Demo. Është studiuesi Taulant Muka ai i cili denoncon Demon për plagjaturë. Në foton krahasuese të publikuar nga Muka është materiali origjinal dhe kopja e zv/ministrit. 

Materiali i dyshuar si kopje sipas Taulant Mukës

Duke ju uruar nje fundjave te kendshme ju ftoj ta beni share (nese e doni arsimin). E gjeni dot ndryshimin? Duke kopjuar ne Shqiperi mund te behesh profesor i asociuar, zv. Rektor dhe zv. Minister i Arsimit. Dhe ky nuk eshte kopjimi i vetem! 

1. Mund te jete ne kundershtim me ligjin e arsimit te larte per titujt akademik. 
Z.Demo ka marre titullin profesor i asociuar ne 2012, por sipas Web of Science nuk ka asnje publikim (sipas ligjit te 2007 per te marre titullin duhet nje reviste me faktor impakti qe percaktohet nga Thomson Reuters). 

2. Z. Demo vazhdon te publikoje ne revistat "grabitqare" dhe pas demaskimit qe une bera me pare. Ky eshte linku (http://www.mcser.org/journal/index.php/ajis/article/view/10284) per te artikulli i z. Demo publikuar se fundmi ne nje nga tre revistat qe boton MCSER dhe Rochtmann Publishing LTD (http://www.mcser.org). MCSER eshte ne listen e zeze te Beall-it si qender qe boton revista grabitqare. Rochtmann (https://beta.companieshouse.gov.uk/company/09517713/filing-history) eshte nje biznes me zero kapital ne Angli nga Sokol Pacukaj, pedagog ne Universitetin Aleksander Moisiu. Kjo kompani ben dhe "konferenca shkencore" gjasme nderkombetare (zyrtarisht qendra eshte Roma por ne fakt eshte Tirana), te cilat perdoren per te marre titujt akademik. Keto revista i nxora une te TopShoë dhe i ka nxjerre Guardians pjese te nje skandali ne Afrike (https://www.google.nl/amp/s/theconversation.com/amp/african-academics-are-being-caught-in-the-predatory-journal-trap-48473). 

Pyetja qe lind, si mundet qe persona te tille "KOPJAC" pa asnje pergatitje akademike (dhe me shume mundesi shkeles te ligjit) te bejne politikat e arsimit te larte?

Taulant Muka, mjek
 

Zv/Ministri i Arsimit, Ervin Demo, është dhe anëtar i Këshillit Kombëtar Shkencor (institut i cili përgatit politikat për kërkim shkencor dhe arsimin e lartë). Ervin Demo ka mbajtur më parë postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranë, për t’u përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017-të, si zv/ministër i Arsimit.

l.q./Shqiptarja.com
Komento