'Kërcasin' prangat për 17 zyrtarë policie dhe të pushtetit vendor! Morën ryshfet nga 5 biznesmenë për ndërtime pa leje në Durrës, Manëz e Shijak

'Kërcasin' prangat për 17 zyrtarë policie dhe të pushtetit vendor! Morën ryshfet nga 5 biznesmenë për ndërtime pa leje në Durrës, Manëz e Shijak

Momenti i shoqërimit të njërit prej arrestuarve

DURRËS - Shtatëmbëdhjetë zyrtarë të policisë dhe të pushtetit vendor u vunë në pranga me masë arresti me burg dhënë në mungesë nga gjykata, në një operacion blic të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, një u shpall në kërkim dhe një tjetër u pezullua nga detyra, pasi dyshohet se lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut përgjatë vitit 2019.  

Sipas policisë, të arrestuarit kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre. Në një operacion të koduar "Abuzuesit" në saj të hetimit të nisur në vitin 2019 për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm në bashkëpunim, u vunë në pranga drejtues të Policisë, nëpunës të Njësive Administrative, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.

Sipas hetimeve, përveçse kanë favorizuar biznesmenët të ndërtojnë pa leje, kanë falsifikuar dokumentet, nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarë të ndryshëm për abuzimet që po ndodhnin në këto zona me ndërtimet pa leje.

"Veprimet dhe mos-veprimet e tyre konsistojnë në favorizime të ndërtimeve pa leje, falsifikime dokumentesh, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore etj", thotë policia. 

Në pranga ranë shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë së Shijakut, Besnik Domi, shef i Stacionit të Policisë Manzë, Sami Xhafa, dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Stacionin e Policisë Manzë, dy ndihmës specialist/SPZ në Komisariatin e Policisë Durrës, dy SPZ në Shijak dhe një në Manzë dhe një oficer patrulle në Durrës. Ndërkohë u arrestuan gjithashtu, kryeinspektori i Inspektorit të Mbrojtjes së Territorit në Shijak, Marius Shahini, një specialist në këtë institucion, Jul Kacadej dhe sekretar i Njësisë Administrative Sukth, Gjergj Gërco. Të arrestuar janë edhe 5 persona që kanë ndërtuar pa leje. 

Ndërkohë, i pezulluari nga detyra është një specialist i Armatimit në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimi u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme dhe zgjati disa muaj me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.

Policia e Durrësit

Njoftimi i plotë i policisë

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizoi me sukses operacionin e koduar “ABUZUESIT”, në funksion të procedimit penal të nisur në vitin 2019 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ për një sërë zyrtarësh policorë, inspektorë vendor, përfaqësues të pushtetit lokal e ndërtues.

Pas një hetimi disa mujor, duke aplikuar metoda speciale u dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

Subjektet e këtij procedimi penal, kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.

Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve dyshohet se është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Veprimet dhe mos-veprimet e tyre konsistojnë në favorizime të ndërtimeve pa leje, falsifikime dokumentesh, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore etj.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Mbështetur në provat dhe faktet e grumbulluara dhe administruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendimin e datës 9 janar 2020, caktoi masat e sigurimit personal, të cilat u ekzekutuan në orët e mbrëmjes nga SHÇBA dhe Policia e Shtetit:

- “Arrest në burg” për Komisar Besnik Domi, me detyrë Shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- “Arrest në burg” për Nënkomisar Sami Xhafa, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- “Arrest në burg” për Nënkomisar E.P., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- “Arrest në burg” për Nënkomisar Nikollë Marku, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- “Arrest në burg” për Inspektor A.O., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- “Arrest në burg” për Inspektor D.D., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- “Arrest në burg” për Inspektor G.D., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, person i shpallur në kërkim;

- “Arrest në burg” për Inspektor H.Sh., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- “Arrest në burg” për Inspektor Petrit Neziri, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- “Arrest në burg” për Inspektor N.Sh., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- “Arrest në burg” për shtetasin Gjergj Gërco, me detyrë Sekretar i Njësisë Administrative Sukth, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- “Arrest në burg” për shtetasin Jul Kacadej, me detyrë specialist në IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- “Arrest në burg” për shtetasin Marjus Shahini, me detyrë Kryeinspektor i IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- “Arrest në burg” për shtetasin D.K. posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

- “Arrest në burg” për shtetasit P.M., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

- “Arrest në burg” për shtetasin Gj.Z., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

- “Arrest në burg” për shtetasin A.L., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

- “Arrest në burg” për shtetasin Q.D., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

- “Pezullim nga detyra” për shtetasin A.N., me detyrë specialist i Armatimit në DVP Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari. Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i përbërë naga Prokurorë dhe hetues të Drejtorisë së Hetimit të SHÇBA

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 10/01/2020 10:02

    Ligjin e ben Maliqi.Nuk shkon ne burg asnje politikan,kryetar e po minister por polic e inspektor.Le qe dhe keto neser jan ne shtepi.Cfar qeverie skandaloze,jan ber me kriminel se Berisha.Ah,zoti Rama,kujtohu qe fajin e ka Voltana.

    Përgjigju
  • arsen: 10/01/2020 09:27

    Nuk na qeteson fakti qe nga turma shtetrore do priten disa koka dhe ndoshta ne te ardhmen keto koka do te behen te paprekshme dhe te lavdishme per sakrificen e bere ne emer te shkaktarve te vertet ligjor, madhor te katraures qe ndodh ne Shqiperi. Jemi si ai femija qe i tha njerkes " me ushqe, lame, ndrome une e di kush me ka bere", i ke ne parlament, kriminel te tere.

    Përgjigju
  • Yes: 10/01/2020 03:40

    Neser dalin mos u bani marak

    Përgjigju
  • ymeri: 09/01/2020 23:57

    PO PER DAKON QE SHKATARROI KOMPLET DURRESIN DHE PLAZHIN ,,,PSE NUK KERCASIN PRANGAT APO ESHTE MIKU I RAMES AI NUK DENOHET SE I JEP PARE EDIT....

    Përgjigju
  • Vlore: 09/01/2020 23:22

    Po ketej nga vlora kur do vijne per te tilla arrestime se sdo ju dalin as prangat e as furgonat per kaq shume plera sa ka ne polici bashki Pol bashkiake inspekt ndertimor polici rrugore e shume shume te tjera

    Përgjigju
  • lona: 09/01/2020 22:56

    Problemi eshte se askush nuk i beson me ketyre show mediatik te ketij shteti te kalbur.Me i vobekti maksimumi do qendroj 1 muaj burg.Tjeret o arrest shtepiak,o te semur me zemer ose te pafajshem do dalin pa u lagur.Kur ne burg te perfundojn ministra e kryetar bashkish mund te themi se dicka filloi te leviz.Keto arrestime jan sa qesharake aq vajtuese se ne cfar shteti mafioz jetojme.Ende nuk e ka kuptu ky popull se jan peshqit e medhenj qe drejtojn vendin dhe nuk ka fuqi ne bot qe ti burgosi.

    Përgjigju
    • Erik: 09/01/2020 23:29

      Eshte problemi yt qe s'beson apo do ta politizosh nje aksion policor qe ka per qellim pastrimin e rradheve te veta se pari. Ata zyrtare kane shperdoruar detyren dhe shkelur ligjin, nuk ka pse te tolerohen sepse ty te vjen per te vjelle dhe e quan show. Le te dalin pas 1 muaji nga burgu, karriera e tyre ne administraten shteterore ka marre fund dhe behen mesim per te tjeret. Qytetari me keta persona perballet ne perditshmerine e tij dhe krijon perceptimin e korrupsionit ne vend, nuk ndeshet me ministra dhe kryebashkiake.

  • Eltoni: 09/01/2020 21:48

    Bombastik lajmi, nami i zi! Pika qe sju bie o shtet prej letre, keta besoj jane peshqit e medhenj, dhe si thote populli dielli duket qe ne mengjes....turp e faqja e zeze. Ku jane ndertusit e fuqishem o maskarenj, ne ndertimet e te cileve humben jeten femije, gra e burra pafajshem...ku jane o monstra qe jeni ne detyra te larta vec per te vjedhur...ku jane politikanet kriminelet etj etj etj edhe sa do presim edhe tre dekada te tjera. Leri mor keto show te shpifur se do ngrihet nje dite populli i lodhur e sakatuar e do tju kapi prej fyti o maskarenj.

    Përgjigju
  • Populli: 09/01/2020 21:34

    Zoti Mali! Policet kane shum rendesi per mos lejimin e ndertimeve,por keto kane mbydhur syte. Me para te marrura nen dore,prandaj mos te dhimbsen keto hajdute te ndyre.

    Përgjigju
    • Martina: 11/01/2020 07:50

      I ke par ti qe paskan mar lek?

  • Mali: 09/01/2020 21:19

    Po cfare policesh keni arrestuar mor aman?! Po shkoni arrestoni politikane te lidhur me krimin.

    Përgjigju
  • Pyka: 09/01/2020 20:54

    Ore,arrestoni drejtorët e legalizimeve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025