-
Abuzimet me pronat në Durrës/ Nga 19 policët dhe zyrtarët të arrestuar, mbeten në burg 4 ndihmës specialistët! Apeli liron 15 të tjerët
Nga 19 policët dhe zyrtarët të arrestuar për abuzimet me prona, në burg kanë mbetur vetëm 5 persona, një prej tyre vijon të mbetet në kërkim. Report Tv mëson se zyrtarët dhe policët pavarësisht se janë lënë të lirë, në detyrim paraqitje, Apeli nuk ka rikthyer asnjërin në punë.
29 Janar 2020, 17:18 -
Abuzimet me pronat në Durrës/ Gjykata liron 10 nga 18 zyrtarët e policët e arrestuar
Gjykata e Durrësit ka liruar 10 nga 18 policët dhe zyrtarët e arestuar për abuzimin me pronat.Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë lënë të lirë nga Gjykata Sami Xhafa, Nikollë Marku, Besnik Domi
12 Janar 2020, 19:44 -
Seanca për abuzuesit me ndërtimet në Durrës, polici përfundon në urgjencë (Pamjet)
E ndërsa po vijonte seanca për njohjen me masën e sigurisë, Agim Osmani-ndihmës specialist në policinë e Durrësit ka pasur probleme shëndetësore, aritmi, duke u dërguar me urgjencë në spital. Gazetari i Report TV në Durrës, Artur Korriku raporton se Osmani ndodhet në spital jashtë rrezikut, pasi ka marrë ndihmën e par&
12 Janar 2020, 12:51 -
Abuzimet me pronat në Durrës/ Gjykata liron 'shefat', lihen në burg specialistët e sekretarët (VIDEO)
Pas një seance maratonë që ka nisur në orën 09:00-19:30, gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 10 nga 19 policët dhe zyrtarët e arrestuar për abuzimet me pronat. Gjyqtari Paulin Cera ka vendosur që të lërë të lirë "shefat" dhe në burg ndihmës specialistët e sekretarët, si dhe vetëm një ndërtues. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendimi i gjyqtarit ka hasur kundërshtinë e vetëm njërit prej të arrestuarve i cili mësohet të ketë thënë "kjo nuk është drejtësi".
12 Janar 2020, 10:29 -
Ekskluzive/ Përgjimet e policëve në Durrës: Hiq betonieren se kanë raportuar në portal...Jepi naj gjë se jam këtu me Ganiun (në kërkim)
Të gjithë personat, si policë dhe inspektorë, që ishin identifikuar në fillim si të implikuar në këtë skemë abuzimi me qëllim përfitimi të shumave që varionin nga 1500 euro deri në 7 mijë euro.
11 Janar 2020, 11:21 -
SKANDALI tjetër brenda ndërtimeve pa leje/ Polici i arrestuar në Durrës la të lirë të akuzuarin për përdhunimin e një vajze
Specialisti i krimeve Ermand Petova bëri kontroll në banesën e personit të denoncuar nga një vajzë për përdhunim në makinë dhe nuk e arrestoi. Përgjimet treguan se polici fliste në telefon me të kërkuarin Sami H. të cilin ai e kishte shpallur në kërkim.
10 Janar 2020, 15:55 -
7 mijë € për ndërtimet pa leje në Durrës, zbardhet skema që çoi 18 policë dhe zyrtarë në burg! 'Gjëma' u erdhi nga komisariati dixhital (Emrat)
Report Tv siguron dosjen hetimore të SHÇBA e prokurorisë së Durrësit për prangosje e 18 zyrtarëve të policisë dhe të pushtetit vendor në Durrës. Hetimet për këtë grup kanë nisur pas një informacioni nga qyteti i Lezhës në shtator të vitit 2019-të. Report Tv zbulon edhe emrat e policëve, zyrtarëve dhe ndërtuesve që u arrestuan mbrëmë në Durrës nga aksioni i policisë. Ata akuzohen se lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut përgjatë vitit 2019.
10 Janar 2020, 10:09 -
'Kërcasin' prangat për 17 zyrtarë policie dhe të pushtetit vendor! Morën ryshfet nga 5 biznesmenë për ndërtime pa leje në Durrës, Manëz e Shijak
Zbulohet një mekanizëm korruptiv për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj, ku zyrtarët merrnin rryshfet duke shpërdoruar detyrën. 10 të arrestuar janë nga Policia e Shtetit, mes të cilëve Shefi i Rendit në komisariatin e Durrësit, shefi i stacionit policor në Manzë, inspektorë, OPGJ dhe SPZ, sekretari në njësinë administrative Sukth, kryeinspektori i IKMT në Shijak dhe një specialist në këtë institucion, dhe 5 ndërtues.
9 Janar 2020, 19:50