GJERMANI- Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia gjermane në Këln! Dyshohet se kishin planifikuar sulm terrorist në prag të ndërrimit të vitit.
Mësohet se grupi kishte planifikuar një sulm me makinë dhe për këtë arsye është vënë nën kontroll parkimi nëntokësor i katedrales së Këlnit.
Nën kontroll janë edhe hyrjet e daljet nga katedralja. Alarmi për sulm është dhënë më herët, ndërsa policia ka rrethuar të gjithë zonën duke shtuar masat e sigurisë rreth katedrales së Këlnit.
Më herët, në prag të Krishtlindjeve, u vunë në pranga me të njëjtat dyshime pesë persona.