Saktësia në lëvizje e grabitësve brenda aeroportit dhe informacioni i plotë që ata kishin për lëvizjen e parave në pistë ka bërë që hetuesit të përqendrojnë hetimet edhe tek një bashkëpunim i mundshëm i grabitësve me punonjës në kompaninë koncesionare që menaxhon aeroportin e Rinasit.
 
Nga një vëzhgim i imtësishëm i videos që Report Tv transmetoi eksluzivisht vihet re një veprim, që sa mund të mendohet që ka qenë koincidencë aq mund të mendohet edhe se ka qenë i qëllimshëm.
 
Vihet re se në një nga zyrat pranë depozitave të karburanteve, grila e dritares ishte e hapur në momentin që ka hyrë mjeti brenda rrethimit, por në momentin që mjeti del, pra rreth 4 minuta më pas grila e dritares mbyllet.
 
Nuk dihet se për çfarë shërbejnë ato zyra apo kush e ka kryer atë veprim, por u takon organeve hetimore të vërtetojnë nëse hapja dhe mbyllja e dritares në 4 minutat që grabitësit ishin në pistë ka qenë e rastësishme apo jo.

dritaret
dritaret
(Foto lart, grabitësit hyjnë në aeroport, foto poshtë, grabitësit duke dalë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com