Në minutën e dytë dhe të tretë shtesë, kampionët e Supërligës pësuan dy gola. Skënderbeu kishte fituar 4-1 ndeshjen e parë dhe në Irlandën e Veriut shikon thuajse të sigurt tek kualifikimi.

Dyshimet e para janë hedhur nga vetë lojtarët e Crusaders. “Nëse UEFA nuk heton atëherë ka një problem. Ishte një shaka. Në 10 minutat e fundit nuk kam parë kurrë një futboll si ky”, shkruan portieri në Twitter.

Dyshime ka hedhur dhe gazetari francez, Romain Molina. Ai thotë se bastet flasin për trukim të rezultatit. Sipas tij në 10 minutat e fundit janë luajtur 300 mijë euro bast.
Edhe tifozët e pranishëm në stadium reaguan duke thënë se lojtarët shqiptarë “u dorëzuan” në fund të takimit.

Faqja “hat-trick.fr”, rikujton se Skënderbeu është përfshirë edhe më parë më biznesin e trukimit të ndeshjeve. Madje thuhet se, ekipi ka dhe pronarë të dyshimtë, përfshirë ish-ministrin e Financave, i akuzuar për manipulimin e shifrave mbi borxhin e qeverisë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)