Dyshimet, "MpSoft Group", në pronësi të Fazlliç

Njëra nga kompanitë serbe e e përfshira në konsorciumin që kanë fituar tenderin për pajisjen e shkollave ma laboratorë, "MP-Soft Group", e ka qendrën në Beograd, por ka përfaqësi edhe në Qipro (Limasol), e cila duket se është në pronësi të serbo-boshnjakut Damir Fazlliç, i njohur në vendin tonë si mik i kryeministrit Berisha. Kështu sipas raportimeve në media, ai jo vetëm që është pronar i një numri të madh kompanish të regjistruara në Shqipëri me ndihmën ligjore të studios Malltezi, të cilën e zotëron vajza e kryeministrit Sali Berisha. Si përkthyes në kompani ka punësuar Enkelejda Isufin, kushërirën e Erion Isufit, kunatit të Lulzim Bashës, kreut të bashkisë së Tiranës, ndërsa mbesa e Berishës ka punuar në një nga kompanitë shqiptare të Fazlliç. Mediat raportojnë se korrelacioni mes Fazlliçit dhe kreut aktual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është veçanërisht interesant për shkak të skandalit të korrupsionit gjatë ndërtimit të autostradës që lidh bregdetin shqiptar me Kosovën. Sipas akuzave, puna për ndërtimin e autostradës do të kushtonte 600 milion. Ajo iu akordua firmës amerikano- turke, Bechtel- Enka, edhe pse nuk ishte ofertuesi më i mirë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola