TIRANE- Teksa Italia ka konkretizuar një hetim kundër celulës xhihadiste që rekrutonte shtetas të ndryshëm në Itali dhe më pas i transportonte në luftimet e përgjakshme në Siri, një hetim i nisur në dhjetor të 2013 nga prokuroria e Elbasanit, ka arritur të sigurojë të dhëna se njëri nga personat që ishte arrestuar, fliste për një udhëtim në Itali.
Kjo bisedë e transkiptuar mes shtetasve Bardhyl Met’hasani dhe Erjon Met’hasani, ku pjesë e përgjimeve ka qenë dhe Gerti Pashja, njeriu që tashmë është i arrestuar mes 9 xhihadistëve shqiptarë, tregon për një kthim mbrapsht të tij në Itali, pikërisht në shtetin ku celula shqiptare dyshohet se ka ngritur një bazë muxhahedinë.
Tashmë në Itali janë arrestuar tre persona, ku njëri prej tyre është shqiptari Elvis Elezi, ndërkohë që i afërmi i tij Alban Elezi është kapur në Kavajë nga forcat special RENEA.
/Shqiptarja.com