Dyshohej se po përdorej për trafik klandesitnësh, avioni me mbi 300 pasagjerë ndalohet në Francë

Dyshohej se po përdorej për trafik klandesitnësh, avioni me mbi 300 pasagjerë ndalohet në Francë

Foto nga avioni që u ndalua në Francë

Autoritetet franceze ndaluan një avion me 303 pasagjerë indianë dhe ka nisur një hetim për kushtet dhe qëllimet e udhëtimit, thanë prokurorët të premten (22 Dhjetor).

Avioni u bllokua pasi u ndal për furnizim me karburant në qytetin Vatry pas marrjes së një informacioni se po përdorej për trafik të qenieve njerëzore.

Autoritetet po hetojnë dyshimet për trafikim njerëzor dhe shoqëruan në polici dy persona për t’i marrë në pyetje, tha zyra e prokurorisë publike të Parisit, duke shtuar se autoritetet ishin informuar nga një informator anonim. Linja ajrore dhe ministria e jashtme indiane nuk u përgjigjën për koment, raportojnë mediat e huaja.

Avioni është në pronësi të kompanisë charter rumune Legend Airlines. Një avokate e firmës, Liliana Bakayoko, i tha kanalit francez të lajmeve BFMTV se ishte gati të bashkëpunonte me autoritetet franceze dhe shpresonte që avioni të mund të nisej në dy ditët e ardhshme.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion