-
Dyshohej se po përdorej për trafik klandesitnësh, avioni me mbi 300 pasagjerë ndalohet në Francë
Autoritetet franceze ndaluan një avion me 303 pasagjerë indianë dhe ka nisur një hetim për kushtet dhe qëllimet e udhëtimit, thanë prokurorët të premten. Avioni u bllokua pasi u ndal për furnizim me karburant në qytetin Vatry pas marrjes së një informacioni se po përdorej për trafik të qenieve njerëzore
23 Dhjetor 2023, 10:34 -
Akuzohet për përdhunim dhe trafikim njerëzish, flasin dy prej punonjësve të biznesmenit Andrew Tate: Nuk jemi ndjerë kurrë si viktima, kemi tatuazh në duar për respekt të tij
Policia rumune po zgjeron hetimin e saj ndaj ish-kampionit të kikboksit, Andrew Tate, duke sekuestruar një sërë makinash luksoze nga kompleksi i tij në Bukuresht gjatë fundjavës dhe duke bastisur shtatë prona të tjera, duke përfshirë një vilë të sapo rinovuar nën malet Karpate. Për biznesmenin kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe kanë thënë se Andrew nuk i ka trajtuar kurrë keq, nuk i ka kërcënuar me armë dhe nuk e konsiderojnë veten si viktimë.
16 Janar 2023, 09:08 -
Trafikonte njerëz drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë, Saimir Hysenbelliu ekstradohet drejt Shqipërisë nga Republika Domenikane
Sajmir Hysenbelliu, i arrestuar në Republikën Domenikane, u ekstradua drejt Shqipërisë pasi akuzohet për një sërë veprash penale, sidomos si pjesë e një grupi që trafikonte njerëz drejt SHBA-ve, Anglisë apo Kanadasë. Hysenbelliu ishte në kërkim në Shqipëri pas goditjes së një grupi trafikantësh që dërgonin njerëz ilegalisht kundrejt përfitimeve.
19 Nëntor 2022, 09:56 -
Mbi 50 klandestinë në Adriatik/ Shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar, sirianët tregojnë për një shtëpi dykatëshe në Novoselë
Shkon në 2 numri i personave që dyshohen se kanë strehuar disa prej klandestinëve nga 50 sirianët që që u kapën më 8 janar në një gomone në grykëderdhjen e Vjosës.
12 Janar 2021, 15:17 -
Trafiku i arabëve, Gjykata e Tiranës nxjerr nga qelia drejtoreshën e kufirit dhe efektivët! Lë në fuqi pezullim nga detyra
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për 6 personat e përfshirë në skemën e trafikimit të arabëve.Gjykata e Tiranës nxjerr nga qelia drejtoreshën e kufirit dhe efektivët dhe lë në fuqi pezullim nga detyra.
6 Qershor 2020, 15:46