Një makinë tip "Benz" është djegur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Elbasan.

Nga zjarri mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkaku i zjarrit erdhi si pasojë e një defekti teknik.

Zjarrëfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për për shuarjen e flakëve.