Një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën "Teodot Keko" në Astir, që mbërriti në sallën operative të Policisë së Tiranës ngriti në këmbë blutë e kryeqytetit.

Në vendin e ngjarjes mbërritën dhjetëra forca policie për të krehur zonën, por pas verifikimit në terren nuk ka rezultuar gjë.

Në foton e siguruar nga Report Tv shihen disa makina policie, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje. Policia vijon kontrollet në zonë për rastin.