Gjykata e Beratit ka caktuar këtë të hënë (30 mars) masën e sigurisë “arrest në burg” për 39-vjeçarin, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij të mitur, 15-vjeçe.

Prokurori i çështjes, Renato Tosku, kërkoi cilësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e kësaj mase duke paraqitur faktet dhe rrethanat e rastit.

Gjatë seancës, 39-vjeçari ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt të papërshtatshëm me mbesën e tij.

Sipas tij, denoncimi është i sajuar nga kunata, për shkak të një konflikti mes tyre lidhur me një banesë.

________________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.