Shkodër/ Abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e komisariatit dhe vidhnin pagat e policëve! 14 të arrestuar, mes tyre kryekomisari

Shkodër - Abuzimi me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit dhe vjedhja e pagave të punonjësve të policisë ka çuar në pranga 14 punonjës police, ish-efektivë, si edhe punonjës të administratës. 

Report Tv ka zbardhur emrat e 7 prej të arrestuarve, mes të cilëve dallohet Saimir Rustemi, kryekomisar në Shkodër. Rustemi së fundmi ishte transferuar me detyrë në Policinë e Dibrës. Nga veprimet hetimore rezultoi se në periudhën kohore 2020-2021, punonjësit e policisë dhe të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderave me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo Drejtori. 

Ndërsa punonjësit e Sektorit të Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë kryerjes së auditimit të procedurave të tenderimit për vitin 2020 dhe 2021 dyshohet se nuk kanë pasqyruar në mënyrë të qëllimshme shkeljet e kryera në lidhje me procedurat e prokurimeve kryer nga punonjësit përgjegjës të D.V.P Shkodër.

Po ashtu, gjatë hetimeve ka rezultuar se financierja e identifikuar si Veronika Xhanaj dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar shuma të ndryshme parash në periudha të ndryshme kohore, për vete dhe punonjës të tjerë të kësaj Drejtorie, me burim të ardhurat nga paga e punonjësve të policisë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka ekzekutuar 14 masa të sigurimit personal, 9 në arrest me burg dhe 5 në arrest shtëpie për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.

Emrat e të arrestuarve: 

Luida Ujka
Mustaf Ishmaku
Arsenida Hadri
Veronika Gjanaj- specialiste financiare
Saimir Rustemi- ishshef i rendit Shkodër
Xhavid Isufi- specialist rendi
Rudina Keçi- specialiste finance

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:10
Nga abuzimi me tenderat tek vjedhja e pagave të policisë, si u zbuluan efektivët dhe ish policët që u arrestuan në Shkodër

1658427429_Shkoder.jpg

Përveç abuzimit me tenderin e rikonstruksionit, efektivët dhe punonjësit e administratës në Shkodër kanë vjedhur edhe pagat e policëve. Agjencia e Mbikëqyrjes policore njofton se janë arrestuar 9 punonjës policie dhe punonjës administrate, ndërsa për 5 të tjerë është dhënë masa arrest me burg. Specialistja e financës në drejtorinë e policisë Shkodër vodhi pagat e efektivëve dhe i ndante edhe me punonjës të tjerë të Policisë. Financierja që vidhte pagat e punonjësve të policisë është identifikuar si Veronika Xhanaj.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka ekzekutuar 14 masa të sigurimit personal me karakter shtrëngues, regjistruar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.

Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 716/2022, Gjykata e Shkallës së Parë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur të caktojë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 9 punonjësve:

1.Kryekomisar S.R., 41 vjeç, i punësuar pranë D.V.P Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

2. R.P., 38 vjeç, me detyrë Jurist pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

3. R.K., 36 vjeç, me detyrë Specialist Finance pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

4. M.I., 66 vjeç, me detyrë Inxhinier/Mekanik pranë sektorit të Autotransportit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

5. A.H., 38 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e IT-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”  kryer në bashkëpunim;

6. L.U., 37 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit Logjistik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

7. N/Komisar XH.I., 54 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Rendit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim;

8. B.M., 38 vjeç, aktualisht me detyrë Specialist pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër (ish punonjës i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në pozicionin e Specialistit të Prokurimeve), i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

9. A.B., 27 vjeç, i dyshuar për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur të caktojë masën e sigurimit personal, “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 5 punonjësve:

10. K.T., 54 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

11. P.P., 55 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

12. P.P., 55 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

13. V.XH., 60 vjeç, me detyrë Specialist pranë Sektorit të Financës në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

14. A.B, 34 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezulton se gjatë periudhës kohore 2020 deri në fund të vitit 2021, këta punonjës policie dhe punonjës të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderave me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo Drejtori.

Gjatë hetimit ka rezultuar se punonjësit e Sektorit të Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë kryerjes së auditimit të procedurave të tenderimit për vitin 2020 dhe 2021 dyshohet se nuk kanë pasqyruar në mënyrë të qëllimshme shkeljet e kryera në lidhje me procedurat e prokurimeve kryer nga punonjësit përgjegjës të D.V.P Shkodër.

Po ashtu, gjatë hetimeve ka rezultuar se punonjësja V.XH., me detyrë Specialiste pranë Sektorit të Buxhet/Financës në D.V.P Shkodër dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar shuma të ndryshme parash në periudha të ndryshme kohore, për vete dhe punonjës të tjerë të kësaj Drejtorie, me burim të ardhurat nga paga e punonjësve të policisë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Ora 19:43
Zbardhen emrat, ja 7 prej të arrestuarve për abuzimin me tenderin e rikonstruksionit në komisariatin e policisë, mes tyre edhe ish-shefi i rendit Shkodër

Report Tv ka zbardhur emrat e 7 prej të arrestuarve në Shkodër, të cilët dyshohen se kanë abuzuar me tenderin e rikonstruksionit. Mes tyre është edhe ish-shefi i rendit Shkodër.

EMRAT

Luida Ujka
Mustaf Ishmaku
Arsenida Hadri
Veronika Gjanaj-specialiste financiare
Saimir Rustemi ish-shef i rendit Shkodër
Xhavid Isufi-specialist rendi
Rudina Keçi- specialiste finance

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rroft Shqiperia: 22/07/2022 12:41

    Polic te korruptum ka gjithkund. Ky asht nji tip legenit su nuk e ka shokun kund. Ka ba lek e i duket vetja dikushi! Leku nuk te ban burr o mashtrus! Ban dimek se ven veten ne rrezik po vari lesht kurr nuk e zbulu nji ngjarje primend! E dim tan shkodrant se ca bahet ne shkoder edhe ky nuk ka prova! Hahah! Rrespekte per ata si punojn me ndershmerie e ne policin e shtetit! Nra se don me ken gangster mas ban dimek se den me luftu krimin!

    Përgjigju
  • Shkodra: 22/07/2022 10:16

    E paskan xan haqet dhe nami qe do ti ken ba fukarenjt, qe i ka ra ne qaf kot pa i pas hak as hile. U sillte me arrogancen ma te madhe ne qytet me te vobektit kurse te forteve i ka pas la makinen dhe shtupu kpuct. Djal i keq, po Zoti vonon por nuk harron

    Përgjigju
    • RAV4: 22/07/2022 16:41

      Kyte e disa te tjera nga grupi, sidomos njena e kane zan haqet e atij djalit që e shoqeroshin në komisariat demek se i ka gërvisht foristraden shoqes shefes dhe e masakroshin për inat. Kush ka dyshime sidomos gazetaret te shkojn ne salle te gjyqit e tebdegjojne prokurorin dhe mos na derdellisni ma se ketr çështje ishte dashur në e marr spaku në dore dhe jo keta te Shkodres. Jane miliona lek te vjedhun, tan kan ble shpija e vetura te reja, si i blenen?. Tu vjedh e tubngrit kambet perpjet.

    • Lola: 22/07/2022 11:24

      Pershendetje. Nuk e njof po e shifja ne cdo ngjarje qe ndodhte ne shkoder nga menyra si sillej kishte shum ngjashmeri me kto qe thua ti

  • Avnia: 22/07/2022 09:37

    Dilni dhe ndonjë gjiro te komisariatet e tiranes se çfarë bahet tu u vjedh djersa policve. Tu punu orar pa orar

    Përgjigju
  • Shkodra: 22/07/2022 08:32

    Ky sajmiri e lufton shum , as hajnat e xhepave nuk asht tu i kap ma tesh . Ka ba milionat me korrupsion . Asht dasht me u arrestu kaher komisar katani shkodres

    Përgjigju
  • ali baba me 40 hajdutet: 22/07/2022 08:27

    Policia qe duam.

    Përgjigju
  • Per KEC: 22/07/2022 01:14

    Polict ne shkoder jan te gjith malcor apo fshtar , nuk ka shkodran qe bajn polic. Sepse ato rraca e kan pas ne gen spiunllimet dhe pabesit dhe frigen

    Përgjigju
    • Marian: 22/07/2022 09:32

      E ke fjalen per magjypt e shkodres ti skuth qe shkon me kusherirat tua

  • Niko lini: 21/07/2022 23:52

    Luida qysh ne fakultet te ekonomise e kena dit per te marr . Gjunah i paska marr ne qaf edhe keto te tjeret...

    Përgjigju
  • Kec: 21/07/2022 21:55

    Haki! Meqe qenke i interesuar per fene ! Komisariati i Shkoders 70% jañe Dugagjinas,Pukjane,Tropojane,pjesa tjeter jane nga fshatrat rreth Shkoders.veç ju te fes tjeter i shikoni shum keto pune.

    Përgjigju
  • Andi: 21/07/2022 21:17

    Keni arrestu komisar katanin e shkodres !! Shum keq se ky e pat luftu kaq shum krimin sa blevi shpi te re e nji x5 te 2016 e ishtu maaa po hajt se me 5 mije euro gjykates e del prep

    Përgjigju
  • Hakiu: 21/07/2022 20:55

    Po ta vini re me kujdes te gjitje jane islamike. Te jete rastesi valle

    Përgjigju
    • Qorri: 22/07/2022 11:00

      Ujka Gjanaj Keçi sjan myslimane. Njerez si puna jote fusin miletin ne sherr me komentet qe ban. Ik ban naj hajr tashi

    • Kaurri: 22/07/2022 00:35

      Katoliket e Shkodres kane kene gjithmone ma te fjetun per me ba biznes e me fitu lek kshq nuk asht cudi qe shef ma teper emra muslimanesh aty.

    • Niku: 21/07/2022 21:47

      Si puna jote domethene. Emri i pare dhe i fundit nuk jane myslimane, por sidoqofte kjo nuk ka rendesi per kokederra si puna jote. Korrupsioni nuk eshte problem mysliman apo i krishtere, ne Shqiperi eshte problem ekzistencial. Nuk ka person ne pune shteti qe nuk mendon si te nxjerre ndonje lek me shume duke vjedhur. Eshte pothuajse e pamundur, duhen kamera 24 ore edhe ne dhomen e gjumit.

    • Momli: 21/07/2022 21:17

      Ujka dhe Keçi janë katolik o Hakë

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI