Policia ka arrestuar ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës, Elton Varaku, pasi në ambientet e këtij institucioni dyshohet se ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe ka kërcënuar e fyer punonjësit.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se Varaku kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe bënte veprime të pakontrolluara edhe jashtë punës. Mësohet se ai është parë edhe duke përzënë macet nëpër lagje me shkop në dorë.
Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në Shijak, ish-Drejtor i AKU-së Durrës, pasi në ambientet e AKU-së ka shkatërruar objekte të ndryshme pune. Gjithashtu ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.
Materialet i kaluan Prokurosisë për veprime të mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Komente












