Prokuroria e Tiranës i ka dërguar këtë të martë një fletëthirrje anëtarit të  Komisionit të Pavarur Kualifikimit, Lulzim Hamitaj.

Hamitaj pritet të paraqitet në prokurori të enjten rreth orës 15:00, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka çelur një hetim  në emër të tij.

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj është vënë nën hetim nga organi i Prokurorisë, pas denoncimit të Partisë Demokratike, e cila e akuzon se ka falsifikuar dokumentin e paraqitur për çertifikatën e anglishtes .

Në muajin gusht, Partia Demokratike, denoncoi dhe i kërkoi Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillonte procedurat disiplinore për shkarkimin e Lulzim Hamitajt nga detyra.

Sipas pretendimit të opozitës, certifikata e njohjes së gjuhës angleze në nivelin avancuar C1mban datën 6 prill 2015, ndërkohë që  opozita është deklaruar  që atë ditë Hamitaj, nuk ka qenë fare në Shqipëri.