Kush është Mariglen Gjonaj
16-vjeçari Mariglen Gjonaj, u zhduk në rrethana misterioze në maj të vitit 2015, dhe familjarët nuk dinë asgjë për fatin e tij. Prindërit shpreheshin se ai atë ditë ka pasur në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra.
Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, ka shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por ai nuk është kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, çka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata kanë bërë denoncim në polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, nuk u gjet asnjë gjurmë prej Mariglen Gjonajt.
Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj i bën apel shtetit ta ndihmojnë për të gjetur të birin. “Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij.
Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, shprehej nëna e 16- vjeçarit, Luljana Gjonaj.
Sipas saj, si fillim policia u vu në lëvizje, por nuk mundën që të bien në gjurmët e të birit dhe më pas dita ditës kjo çështje po harrohej prej tyre.
“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”,- shprehej ajo.
Lajmi kryesor:
Eshtrat e gjetura në Fushë-Kuqe të Kurbinit, dyshohet se mund të jenë të Mariglenit 16-vjeçar të zhdukur në vitin 2015! Tjetër pistë që po verifikohet është edhe të një 28-vjeçari
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.9%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3768
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Lezhë, plagoset rëndë drejtuesi i motoçikletës! E përplasi 73-vjeçari me zetor (VIDEO)
17 Dhjetor, 15:45
-
Lezhë/ Hashash e thika në shkolla, shumë zhurmë pak denoncime! Drejtori i shkollës: Prindërit thonë 'pse na shqetëson!'
17 Dhjetor, 14:57
-
Rruga nacionale Rrëshen-Burrel e pakalueshme nga gropat dhe rrëshqitjet e tokës, nuk mirëmbahet nga ARRSH-ja! Kryebashkiaku: Kërkojmë investim nga Qeveria
17 Dhjetor, 14:41
-
Murtaja Afrikane e Derrave në Shëngjin, del nga karantina pas 21 ditësh zona e Malit të Rrencit! Ministria: Nga 25 nëntori s'ka asnjë rast të ri
16 Dhjetor, 15:31
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor, 17:18
-
Krijohet Betlehemi në Lezhë, simboli i Krishtlindjeve vjen për herë të parë në këndin e festave
15 Dhjetor, 08:56
-
Pësoi arrest kardiak, humb jetën në spital i dënuari për dhunë në familje (EMRI)
13 Dhjetor, 22:11
-
Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%
11 Dhjetor, 16:05
-
Artistët e folkut mblidhen në Lezhë për Festivalin Folklorik Tipologjik të Rapsodeve dhe Instrumentisteve, marrim pjesë në garë 18 grupe
11 Dhjetor, 15:52
-
Lezhë/ I riu përplas me makinë 68-vjeçarin në rrugë, i moshuari dërgohet në spital! Policia shoqëron 19-vjeçarin
11 Dhjetor, 15:20
-
Përmbytet kopështi “Besëlidhja” më i madhi në Lezhë, fëmijët përcillen në shtëpi! Godina u rikonstruktua 5 vite më parë, kushtoi 50 milionë lek
11 Dhjetor, 08:42
-
Lezhë, dalin nga ngujimi fëmijët e familjeve që vuajnë plagën e gjakmarrjes
10 Dhjetor, 16:50