Mesditën e së shtunës (22 qershor) në urgjencë “Stefan Mekshi” në Sarandë është paraqitur në gjendje të rëndë një fëmijë 2 vjeç.

Fëmija dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe për shkak të gjendjes problematike për jëtën është dërguar me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

Sipas burimeve për Report Tv brenda spitalit, i mituri është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe ndodhet në urgjencën e pediatrisë nën monitorimin e mjekëve.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet.