Një 52-vjeçar është ndaluar dhe po merret në pyetje në policinë e Këlcyrës lidhur me një denoncim ndaj tij për ngacmim seksual. Dyshohet se A. K., 52 vjeç, banues në Këlcyrë ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Ka qenë 16-vjeçarja që ka bërë denoncimin dhe po hetohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u procedua për veprën penale "Moskallëzimi i krimit" shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Tepelenë.
Nuk dihen ende detaje tw tjera nga ngjarja.