
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja në Fier. Mësohet se është gjetur një targë makinë në Urën e Mbrostarit në Fier. Mëshet se kjo targë i përket M. L., 26 vjeç, banues në Fier. Grupi hetimor në terren është përpjekur që ta marrë në celular, por numri telefonit del i fikur.
"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur "Ura e Mbrostarit", janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.
Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qera nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.
Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Fier/ Një makinë dyshohet se ka rënë në lumin Seman, shoferit i del celulari i fikur! Ndërpriten kërkimet, palombarët s'gjejnë asnjë shenjë të mjetit (VIDEO)







