Fier/ Një makinë dyshohet se ka rënë në lumin Seman, shoferit i del celulari i fikur! Ndërpriten kërkimet, palombarët s'gjejnë asnjë shenjë të mjetit (VIDEO)

FIER- Parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier u shkatërruan gjatë natës, një pjesë e të cilëve përfunduan në ujë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës, teksa mbetet e paqartë nëse makina që është përplasur në të, ka përfunduar në lumë apo është larguar pas përplasjes.

Në vendngjarje, për të nisur kërkimin e të riut që lëvizte me makinë dhe dyshohet se ka goditur parmakët, mbërritën polumbarët e RENEA-s nga Tirana. Pas kontrolleve për disa orë, forcat speciale nuk gjetën asnjë shenjë të automjetit, ndërsa tashmë janë ndërprerë kërkimet.

Kontrolli ishte i RENEA-s u bë i vështirë për shkak të rrymave të forta të lumit Seman, të shoqëruara me thellësinë e madhe, i cili pengon në kërkime për gjurmë të automjetit. Për këtë arsye, në ndihmë të polumbarëve është sjellë një varkë, si edhe është kërkuar mbyllja e digës së Gramshit me qëllim që të bëhet e mundur ulja e nivelit të ujit.

Policia pranë vendit të ngjarjes gjeti një targë, e cila akoma nuk është sqaruar qartësisht nëse i përket drejtuesit të mjetit apo është rastësi. Nga verifikimi që është bërë përmes sistemit të targave rezultoi se ajo i përket një 26-vjeçari me inicialet M.L., banues i qytetit të Fierit.

Hetuesit që kanë zbritur në terren që prej orëve të para të mëngjesit kanë tentuar gjithë kohës për ta telefonuar, por celulari rezulton të jetë i fikur, duke shtuar më tej misterin mbi ngjarjen. Dyshimet se makina mund të ketë rënë në lumë shtohen edhe prej faktit se poshtë urës janë gjetur pjesë të përparme të makinës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:17
Dyshohet se një makinë ra në lumë te Ura e Mbrostarit, ndërpriten kërkimet! Palombarët e RENEA-s nuk gjejnë asnjë pjesë të mjetit

1673789659_fi9er.JPG

Janë ndërprerë pas 4 orësh kërkimet për makinën që dyshohet se ka rënë në lumin Seman pranë Urës së Mbrostarit. Sipas burimeve për Report Tv, palombarët e RENEA-s nuk kanë gjetur asnjë pjesë të mjetit.

Ora 14:27
Gjenden pjesë të përparme të makinës poshtë urës së Mbrostarit, palombarët e RENEA-s kërkojnë mbylljen e digës së Gramshit

1673789659_fi9er.JPG

Palombarët e RENEA-s kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.

Poshtë urës janë gjetur dhe pjesë të përparme të mjetit çka përforcojnë dyshimet se mjeti ndodhet në lumë.

Ora 10:42
Dyshohet se ka rënë në lumë, identifikohet pronari i makinës që iu gjet targa në Urën e Mbrostarit në Fier! I del telefoni i fikur

1673765657_finalprojekt.00143622.Still005.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja në Fier. Mësohet se është gjetur një targë makinë në Urën e Mbrostarit në Fier.  Mëshet se kjo targë i përket M. L., 26 vjeç, banues në Fier. Grupi hetimor në terren është përpjekur që ta marrë në celular, por numri telefonit del i fikur. 

"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur "Ura e Mbrostarit", janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.

Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qera nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftim. 

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen