Dyshohet se kanë kryer vepra terroriste, arrestohen 5 persona në Kosovë
Oficerë të policisë së Kosovës
Autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar pesë persona, që dyshohet se kanë kryer vepra terroriste.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 15 maj është kryer një aksion në gjashtë lokacione në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit, ku janë arrestuar pesë të dyshuarit.
Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale: “Shtytje në kryerjen e veprës terroriste” dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Autoritetet identifikuan të arrestuarit përmes inicialeve të tyre: L.B., B.V., E.B., A.H. dhe A.S. Megjithatë, autoritetet nuk dhanë detaje se kur janë kryer veprat e lartcekura.
Gjatë operacionit, sipas Policisë, janë sekuestruar prova dhe dëshmi që kanë të bëjnë me rastin përfshirë tri revole, një armë automatike e llojit AK-47, një armë rekreative pneumatike, si dhe pajisje elektronike.
Të arrestuarit janë dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.
Policia tha, po ashtu, se të arrestuarit edhe më herët kishin qenë të përfshirë në vepra të tjera penale të kryera në rajonin e Pejës. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2892
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47
-
Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 14:10
-
Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë
23 Dhjetor, 11:01
-
Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 09:44