Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është liruar nga paraburgimi, pasi u arrestua për kërcënim me armë zjarri të pronarit të një kompanie muzikore.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë, prandaj bëhet e ditur se me kërkesë të prokurorit, atij iu ndërpe masa e paraburgimit.
Lajmin e konfirmoi Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se i pandehuri pasi që ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndaj të njëjtit kanë pushuar arsyet ligjore për të cilën ka qenë nën masën e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit pranë gjykates kompetente ka bërë kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij”, tha mes të tjerash Shala.
Gjesti akuzohet për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i Gjestit, Artan Qerkini, i cili tha se këngëtari do të vijojë betejën ligjore duke u mbrojtur në liri.
Kujtojmë edhe njëherë se Gjykata Themelore në Prishtinë më 13 mars 2026 caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për këngëtarin.
Komente










Lajm i mir
Përgjigju