Një 59-vjeçar është shpallur në kërkim pasi mbante të fshehura në shtëpi 2 armë zjarri kallashnikov që dyshohet se mund të jenë përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje kriminale.
Gjatë një kontrolli në një banesë në fshatin Vig, Vau Dejës policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra armësh, të cilat dyshohet të jenë përdorur apo mund të përdoreshin për ngjarje kriminal.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, armët dyshohet se ishin fshehur në këtë banesë nga një 59-vjeçar, me iniciale P. Gj., i cili kishte në përdorim këtë banesë, kohët e fundit.
Për pasojë është shpallur në kërkim 59-vjeçari, i cili i fshehu kallashnikovët në këtë banesë.
Armët e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 59-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.