Dyshohet se një grup kriminal po transportonte drogë, ndalohet një anije në Durrës

DURRËS- Një anije është ndaluar nga policia kufitare e Durrësit, pasi dyshohet se në të ka ngarkesë me lëndë narkotike.

Burime thonë për Report Tv se policia ka informacione se një grup kriminal po vepronte për të trafikuar lëndë narkotike dhe ka sinjalizuar anijen të ankorohet deri në pritje të grupit të hetimit.

Burime nga Kapiteneria dhe policia kufitare në Durrës bëjnë me dije se anija momentalisht po qëndron disa kilometra larg portit të Durrësit. Ka qenë task forca që operon në portin e Durrësit, e cila ka shkuar pranë anijes për të ushtruar kontroll te anija, teksa nuk ka informacion nëse është gjetur një sasi droge.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave