Dyshohet se po vidhnin naftë me dy autobote në Visokë-Qafë Kash, policia shoqëron disa persona

Disa persona janë shoqëruar për verifikim në Policinë e Fierit pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë vjedhje të naftës bruto në zonën naftëmbajtëse Visokë-Qafë Kash, nën administrimin e Albpetrol. 

Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotë, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës, proces teknologjik që kryehet në shtresat e nëntokës.  Dyshimet janë se në vend të pompimit të ujit, autobotët kanë marrë naftë bruto. 

Lidhur me këto dyshime drejtuesit e autobotëve, bashkë me mjetet përkatëse janë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Fierit ku do të verifikohet gjithçka dyshohet e do të merren në pyetje personat e përfshirë në këtë proces.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani