Një 33-vjeçar është qëlluar me thike dhe është goditur me sende të forta në Gjirokastër nga dy persona.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen "11 Janari", ku pas një konflikti, K.P, 41 vjeç dhe P.K 30-vjeç, kanë goditur shtetasin Lorenc Dida, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Policia ka arrestuar K. P., 41 vjeç dhe G. R., 32 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi P. K., 30 vjeç.
Shtetasi P. K. është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, nga shtetasi G. R., i cili e ka transportuar me automjetin e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.
Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit P. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Vrasja me dashje", e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe "Përkrahja e autorit të krimit".