Dyshohet se u qëlluan për hakmarrje, kush është çifti që u plagos me armë zjarri mbrëmë në Kamëz

Plagosja me armë zjarri e çiftit Paluca regjistruar mbrëmë në Tiranë, dyshohet se ka ndodhur për arsye hakmarrje. Report Tv ka siguruar foton e çiftit, të cilët ndodhen aktualisht në spitalin e Tiranës.

Burrë e grua Preng Paluca, 50 vjeçm dhe bashkëshortja e tij  Antoneta Paluca, 41 vjeç, janë qëlluar me armë zjarri mbrëmë në Kamez të Tiranës pranë banesës së tyre. Policia nuk ka identifikuar akoma autorin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të policisë, gruaja është jashtë rrezikut për jetën, kurse burri iu nënshtruar mbrëmë një operacioni kirurgjikal dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për  hakmarrje, por priten detaje të tjera për të hedhur dritë për të. Pritet që kamerat e sigurisë rreth zonës të bëjnë të mundur edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve.

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ujku: 08/08/2021 10:06

    Shyqyr qe filluat se na merziten lajmet me zjarret...njerez injorante

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)