Zbulohen 18 pako me kokainë në kufi me Malin e Zi! Droga do vinte në Shqipëri! Pranga shoferit të makinës me targa franceze (EMRI)

Zbulohen 18 pako me kokainë në kufi me Malin e Zi! Droga do vinte në Shqipëri! Pranga shoferit të makinës me targa franceze (EMRI)

Droga dhe makina ku u zbulua

Një sasi prej 18 kilogramë kokainë u gjet nga autoritetet malazeze në makinën e një shtetasi shqiptar që hyri në Mal të Zi përmes pikës kufitare me Kroacinë.
Arvid Halili, 34 vjeç, është ndaluar pasi në automjetin e tij u gjetën 18 pako me kokainë me peshë rreth 18 kilogramë. 

Aksioni është kryer mbrëmjen e 15 nëntorit 2023 nga Zyrtarë e Doganave dhe Policia e Malit të Zi. Mjeti me targa franceze, i drejtuar nga 34-vjeçari Arvid Halili, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve. Pakot janë gjetur në një hapësirë të posaçme nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, në automjetin tip “BMVV”.

Drejtuesi i makinës është arrestuar ndërsa pakot e dyshuara me lëndë narkotike iu dorëzuan prokurorisë për procedurën së peshimit dhe ekspertimit. Policia malazeze ka sekuestruar edhe automjetin e 34-vjeçarit shqiptar i cili është vendosur në paraburgim në pritje të procedurave të hetimit.

Halili mësohet se lëndën narkotike do e sillte në vendlindje dhe për këtë arsye Policia e Shkodrës ka nisur verifikimet për identifikimin e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
DETAJE TE REJA/ Pakot me kokainë kishin destinacion Shqipërinë, makina me targa franceze hyri në Mal të Zi nga Kroacia

1700135302_1700125395kokaingp.jpg

Foto: Pakot e kokainës të sekuestruara në kufi me Malin e Zi

Zbulohen detaje të reja lidhur me trafikimin e 18 pakove me kokainë të zbuluara në makinën me targa franceze që drejtohej nga shqiptari Arvid Halili. Nga komunikimet që ka pasur së fundmi Policia e Shtetit me autoritetet e Malit të Zi ka rezultuar se Arvid Halili, i cili është kapur në vendin fqinj, destinacion kishte Shqipërinë, pra lëndën narkotike po e sillte në vendlindje.

Ai ka hyrë në Mal të Zi nga pika kufitare me Kroacinë, mëson gazetari i Report Tv, Sokol Dema. Ndërkohë, policia jonë ka nisur verifikimet brenda vendit për të gjurmuar persona të tjerë pjesë e rrjetit kriminal që do të prisnin në vendin tonë kokainën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doganjer: 16/11/2023 13:27

    Sa here ka hyre kjo makine aq te mira qofshin. Kete here Çelajt dhe Bajrat nuk e moren ngarkesen. Mbase heren tjeter ja kalon Arianiti Taos.

    Përgjigju
  • Agjenti: 16/11/2023 13:12

    Si nuk ben nje operacion gjer ne fund. Por i kapin pa shkuar te bleresit.

    Përgjigju
  • Gazepi: 16/11/2023 11:16

    Ti gezofsh doganat dhe policine e leshit o xhaxhi rama. I ke te korruptuar deri ne vrimen e fundit.

    Përgjigju
    • Ben: 16/11/2023 12:47

      nuk ka dale nga Shqipnia makina,ka qene duke hyre dhe normal e ka kontrolluar dogana malazese,pastaj e kishte rradhen dogana shqiptare.

    • Andi: 16/11/2023 12:38

      ????‍♂️. Po vinte për në Shqipëri . E kapi mali zi pa hyre në Shqipëri

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë