Vrau të dashurën biznesmene në mënyrë makabre, kush është malazezi që u arrestua në Tiranë

Tiranë- Një 22-vjeçar malazez është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi Arseni Stanoviç, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së një shtetaseje ukrainase.

Sipas uniformave blu, i riu kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri, ndërsa pas arrestimit është bërë deportimi i tij drejt Malit të Zi. Mediat malazeze kanë zbardhur ngjarjen e rëndë kriminale, ku i riu ka vrarë në mënyrë makabre të dashurën e tij, duke e qëlluar disa herë me thikë në trup dhe duke i shtypur kokën. 

Ngjarja:
Arseni Stanoviç ka vrarë të dashurën e tij ukrainase, Anastasia Lashmanova, duke e qëlluar disa herë me thikë në trup dhe duke i shtypur kokën. Mediat e huaja raportojnë se i riu ishte prej kohësh në një marrëdhënie me vajzën ukrainase, ndërsa faktet e mbledhura nga policia dhe ADN e gjetur kanë ngritur dyshime që Stanoviç të jetë autori i krimit të rëndë, të cilin e cilësojnë si një krim pasioni.

Autori i vrasjes ishte djali i komandantit të policisë kufitare në aeroportin e Tivatit, i cili u shkarkua dy ditë pas ngjarjes. Nga hetimet e policisë, rezultoi se i ati kishte ndihmuar në fshehjen e provave. Lashmanova u ther me thikë në apartamentin e saj, ndërsa ka qenë një mik i saj që ka njoftuar policinë. Kur kanë mbërritur te banesa e saj, policia dhe zjarrfikësit kanë thyer derën e blinduar dhe janë përballur me një skenë të tmerrshme, gjak gjithandej.

Lashmanova kishte shkuar në Mal të Zi pak vite më parë dhe punonte si kameriere. Ajo arriti të vinte një pasuri në dhjetëra milionë euro brenda një afati të shkurtër. Ajo ishte bërë pronare e një kompanie 'SEA Trade' dhe e një hoteli në Budva.


(Autori i vrasjes, Arseni Stanoviç)

Njoftimi i policisë shqiptare për arrestimin e 22-vjeçarit:
Bie në rrjetën e bashkëpunimit ndërkombëtar një shtetas malazez i dyshuar për vrasje.

Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.

Shtetasi A.S, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendodhjes si dhe kapja e tij. Shtetasi A.S., dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi. Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i shtetasit A.S., i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 17/06/2018 22:52

    Kjo eshte policia e XHafajt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale