Vidhte banesat pa lënë gjurmë, policia arreston 21-vjeçarin, autor i 8 vjedhjeve në 2 muaj! I fiksuar pas laptopëve, bizhuterive dhe parave

TIRANË- Marsel Sula, 21 vjeç, fillimisht studionte deri në detaje banesat që më pas do të ishin “preja” e tij për t’i vjedhur. I riu arriti të siguronte disa pajisje speciale, të cilat e ndihmonin të bënte kopje të çelësave dhe me pas kryente vjedhjet. Hynte në banesa pa i dëmtuar dyert apo dritaret. Sula ishte i kujdesshëm për të shmangur edhe kamerave të sigurisë. Në dy muaj, duke filluar nga 7 dhjetori i vitit të kaluar deri në datën 7 shkurt Marsel Sula u bë autor i tetë vjedhjeve të ndryshme të dokumentuara tashmë nga policia të banesave në zonën e Komisariatit nr. 2 në kryeqytet. Në fokus të tij ishin bizhuteritë, laptopët, orët, televizorët dhe paratë CASH, të cilat i vidhte brenda këtyre banesave.

Marsel Sula nuk ishte emër i panjohur për Policinë e Tiranës pasi edhe më herët ishte dënuar për po të njëjtën vepër penale, për vjedhje. Pas një pune disa javore, blutë e Komisariatit nr. 2 arritën të dokumentojnë tetë vjedhje të tij ndërsa në kuadër të operacionit të koduar “Çelësi” u bë i mundur arrestimi.

Përmes këtij operacioni, policia arriti të gjej dhe sekuestroj mekanizmin që përdorte autori i këtyre vjedhjeve, një çelës përshtatës që shërbente për kopjimin apo klonimin e çelësave të bravave. Po ashtu atij iu gjetën dhe sekuestruan në banesë edhe një çelës makine, çelësa të ndryshëm banesash që ai kishte vjedhur më herët, dy aparate celularë, një dron me kamera, 3 televizorë, 24 orë dore të markave të ndryshme, 4 çanta, një iPad, një kamer sigurie, një playstation, 4 laptopë, disa bizhuteri floriri, 295.000 lekë të rinj, 6400 euro, 276 dollarë dhe 490 paund.

Në lidhje me rastin, të gjitha materialet proceduariale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa 21-vjeçari Sula akuzohet për veprën penale “vjedhja”.

RASTET E DOKUMENTUARA TË VJEDHJEVE TË MARSEL SULËS

* Më datë 07.12.2021, në rrugën "Petro Cani", dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases G. C.;

* Më datë 21.12.2021, në rrugën "Luigj Gurakuqi", dyshohet se ka vjedhur një orë, një çantë dhe një laptop në banesën e shtetases F. Z.;

* Më datë 26.12.2021, në rrugën "Faik Konica", dyshohet se ka vjedhur një orë, një çantë dhe një laptop në banesën e shtetasit A. C.;

* Më datë 12.01.2022, në rrugën "Xhorxhi Martini", dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit E. P.;

* Më datë 15.01.2022, në rrugën "Reshit Çollaku", dyshohet se ka vjedhur një laptop në banesën e shtetases O. K.

* Më datë 16.01.2022, në rrugën "Irfan Tomini", dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit I. R.;

* Më datë 25.01.2022, në rrugën "Lidhja e Prizrenit", dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe disa laptopë në banesën e shtetasit F. M.;

* Më datë 07.02.2022, në rrugën “Perlat Rexhepi”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri në banesën e shtetases F. S.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç