LEZHË- 3 persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi dyshohet se kanë kryer 6 vjedhje në Shëngjin dhe në Lezhës dhe 4 tjerë janë vënë nën hetim sepse dyshohet se blinin sendet e vjedhura.
Në kuadër të operacionit " Shëngjini" u arrestuan Mikel Pjetrushaj, 21 vjeç, Erlis Marku, 35-vjeç, dhe Erjon Aliaj ( Dodaj) 36 vjeç, të tre banues në Shëngjin, me precedentë të mëparshëm po për vjedhje.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për L. V., 50 vjeç, banues në Shkodër, A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 59 vjeç banues në Tiranë dhe R. B., 34 vjeç, banues në Shëngjin.
Nga hetimet rezultoi se 3 shtetasit e arrestuar, më datë 5 mars, pasi kanë thyer xhamin e një automjeti në Lezhë, kanë vjedhur sendet personale që ndodheshin në të, si dhe se më datat 8 dhe 9 mars, po këta shtetas kanë vjedhur pajisje në 4 lokale të ndryshme dhe në një banesë, në Shëngjin.
Në vijim, gjithashtu rezultoi se 4 shtetasit e proceduar penalisht, duke patur dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasve të arrestuar, nuk kallëzonin, si dhe përfitonin sendet e vjedhura.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtyre vjedhjeve, si dhe pajisje të ndryshme të dyshuara të vjedhura që janë gjetur si rezultat i kontrolleve në banesat e 4 shtetasve të proceduar.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
16.8%
-
Jo
77.5%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1364
Lajme të tjera
-
I maskuar hyri gjatë natës në biznesin ku punonte dhe vodhi 680 mijë lekë në kasafortë, arrestohet 37 vjeçari në Tiranë (EMRI)
6 Qershor, 15:56
-
Vidhte monopatina, biçikleta dhe shuma parash në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 31 vjeçari (VIDEO)
6 Qershor, 15:42
-
Lezhë, gjenden të kultivuara në fshatrat Vinjoll, Fushë-Milot dhe në Dajç 694 bimë kanabisi, ende nuk dihen autorët
6 Qershor, 11:49
-
‘Mi kanë lënë në oborr të shtëpisë’, gjykata e Lezhës lë në burg 66-vjeçarin që u arrestua për prodhim minash me telekomande për grupet kriminale
6 Qershor, 11:08
-
VIDEO/ La makinën ndezur për t’u ndalur në marketin e Vlorës, fieraku i vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi
6 Qershor, 08:09
-
Autoriteti nis hetimet për gjetjen e eshtrave të 44 të zhdukurve të ‘Spaçit’! Historiani: Pse shteti heshti! 3 dekada pa protokoll, Marku: Zhvarrosëm 14 burra
5 Qershor, 16:52
-
‘Fjollë dashnie’, takimi poetik mbledh poetët e rinj në Lezhë, tinguj violine dhe poezi në gegnisht në takimin e Pllanës
5 Qershor, 16:05
-
Shëngjin/ I thyhen xhamat e makinës ish-kandidates së PD-së për këshillin Bashkiak Shkodër, Alida Haxhisë
5 Qershor, 09:13
-
Spektakli i muzikës elektronike mbledh të rinjtë nga e gjithë bota në Shëngjin! Festivali UNUM, bashkon aventurierët në edicionin e tij të 4-ët
4 Qershor, 15:24
-
Përdorte lokalin e marrë me qira për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 20-vjeçari në Laç! Nën hetim 4 të tjerë
4 Qershor, 11:41
-
Basha takim me demokratët në Lezhë: Nuk ndodhi ajo që shpresoja pas dorëheqjes time! Tani është e qartë se çfarë i duhet PD-së
3 Qershor, 22:04
-
VIDEO/Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 7 persona, 3 prej tyre vajza të mitura! Tre të lënduar transportohen drejt Traumës
3 Qershor, 21:23