Veliaj pret aktorin hollivudian Danny Glover: Figura të tilla prestigjoze rrisin reputacionin e Tiranës

Kryebashkiaku Erion Veliaj priti aktorin e famshëm hollivudian, Danny Glover, i cili ndodhet në Tiranë për xhirimin e filmit të tij më të fundit të titulluar The Prosecutor, që do të transmetohet në Netflix. Glover dhe skuadra e tij xhiruan disa nga skenat e serialit në kryeqytetin shqiptar, producent i të cilit është Ylli Ujka.

Veliaj tha se është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana pret një aktor kaq të madh si Danny Glover.

“Jam shumë i lumtur që në Tiranë po xhirohet një serial i Netflix me titull ‘The Prosecutor’. Ne jemi rritur në ato vitet e vështira, kur nuk kishim akses në televizionin amerikan, ku me antenat e sajuara filmat amerikanë i shikonim të dubluar italisht, ndërsa kinemaja, arti, aktorët, kanë qenë një dritare për një botë ku Shqipëria aspironte të bëhej pjesë. Nuk do e kisha imagjinuar që aktorë si Danny Glover do të vinin në qytetin tonë për të xhiruar filma, dhe platforma prestigjioze si Netflix i ngrenë reputacionin e Tiranës. Ndonjëherë mrekullitë ndodhin dhe jam shumë i lumtur që jeni në qytetin tonë. Ky vend do të jetë gjithmonë shtëpia juaj dhe jeni gjithmonë i mirëpritur”, tha Veliaj. 

Aktori Denny Glover u shpreh se është ndjerë shumë i mirëpritur në Tiranë dhe mezi pret vizitën e radhës nw kryeqytet, duke theksuar se kjo nuk do jetw vizita e tij e fundit. 

“Kam mundësinë të flas për vizitën e veçantë që pata këtu në Shqipëri, dhe gjithashtu sa i vlerësoj njerëzit me të cilët punoj këtu. Të jesh i njohur është një gjë, por të jesh i respektuar dhe i dashur është dicka tjetër, dhe unë jam një mik i popullit shqiptar. Kjo vizitë nuk do jetë e fundit e imja këtu në Shqipëri. Faleminderit shumë”, tha Glover.

Danny Glover është një nga aktorët më të njohur amerikanë, i cili ka luajtur në shumë role në kinemanë e Hollivudit, ku më i njohuri mbetet “Lethal Weapon”, krah Mel Gibson.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani