Kamerat e sigurisë në afërsi të lokalit ku 66-vjeçari Behar Sofia ka konsumuar kafen e mëngjesit gjatë ditës që u ekzekutua, kanë fiksuar një person të dyshimtë. Edhe ky i fundit, thonë burimet për Report TV, shfaqet i maskuar me maskën antiCOVID dhe rroba të zeza, në të njëjtën formë si autori i dyshuar, i cili ekzekutoi 66-vjeçarin Sofia.
Hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë për njërin prej bashkëpuntorëve të atentatorit, i cili ka kryer vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës, para se të vritej. Një tjetër bashkëpunëtor dyshohet të ketë ndihmuar autorit e vrasjes për t’u larguar në drejtim të Kodrave të Liqenit, vend nga ku kanë humbur çdo gjurmë.
Deri tani, dyshohet se janë të paktën dy bashkëpunëtorë të vrasësit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë. Në fokus të hetimeve vijojnë të jenë rreth 60 kamera sigurie në të katër anët e qendrës së kryeqytetit, të cilat janë e vetmja mundësi që ngjarja të shkoj drejt zbardhjes dhe grupi hetimor të shkoj drejt gjurmimit të autorëve të dyshuar. Mësohet se rrezja e sekuestrimit të kamerave të sigurisë shkon deri në afërsi të zonës së Brrylit.
66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua pak ditë më parë afër Piramidës në Tiranë nga një vrasës që është larguar me biçikletë, pa lënë asnjë gjurmë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin autori është larguar pa e parë askush dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2768
Lajme të tjera
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
-
U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut
24 Prill, 18:50
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Volejboll/ Tirana fiton 1-3 derbin e parë me Partizanin, bardheblutë marrin avantazhin me përmbysje
23 Prill, 14:59
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në dhëmbë, një grup mjekësh italianë do kryejnë ekspertizën
23 Prill, 12:19
-
Dy gola për t'u përmbysur dhe java vendimtare derbi, Erbim Fagu: S'e kam mendjen te Partizani, na duhet finalja e Kupës
23 Prill, 12:16
-
Nxënësit e shkollës 'Andrea Stefani' i bashkohen fushatës së mbjelljes, Veliaj: Shumë shpejt nis puna për Terminalin e ri Verior
22 Prill, 15:34