-
Vrasja e Behar Sofisë, dëshmitë në gjykatë: U vëzhgua 6 muaj
Stafi i lokalit ku pinte kafen Behar Sofia i i ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021 kanë dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin "bajlozi" i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes së Behar Sofias.
22 Shkurt, 13:09 -
GJKKO dënon me 127 vite burg grupin e pesë vrasësve të Behar Sofisë! Ekzekutori i penduar Ernjet Shyti vetëm 7 vjet
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 127 vite burg 5 të pandehurit e akuzuar për vrasjen e biznesmenit 66 vjeçar Behar Sofia. Për 4 nga të arrestuarit gjykata vendosi ti dënojë me nga 30 vite burg ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, që është njëkohëshit edhe ekzekutori u dha dënimi me 7 vite.
24 Janar, 15:53 -
Vrasja e Behar Sofisë, nis gjyqi për organizatorin Jemin Shera, SPAK dorëzon 3 akt-ekspertime të reja telefonike: Kemi 168 prova shkresore
Pasi ishte pezulluar prej një viti për shkak të mosarrestimit nga policia gjykata e posacmme ka nisur të gykojë ne mungesë për Jemin Sherën të dyshuarin si organizator te vrasjes së biznesmenit Behar Sofia. Spak ka kërkuar pyetjen 16 deshmitarëve ndërsa dorezoi ne gjykat edhe tre aktekspertime të reja telefonike.
11 Janar, 15:13 -
Vrasja e Behar Sofisë, nis gjykimi në mungesë për Jemin Sherën
Edhe pse në arrati, Gjykata e Posaçme do të nisë të hënën gjyqin në mungesë për Jemin Sherën, i dyshuar nga SPAK, si një nga organizatorët dhe porositësit e vrasjes së shtetasit Behar Sofia, në 25 shkurt 2021 në Tiranë.
29 Tetor 2023, 17:14 -
Autori i vrasjes së Behar Sofisë, Ernejt Shyti ‘zbërthehet’ në GJKKO: Vrasja për hasmëri! E ndoqa për 28 ditë! Do merrja 5 mln lekë
Ernejt Shyti, ekzekutori i biznesmenit, njëherësh bashkëpunëtor i drejtësisë ka vijuar dëshminë këtë të premte në Gjykatën së Posaçme, ku tregoi rolin që kanë patur të gjithë të pandehurit e tjere të arrestuar.
14 Prill 2023, 14:06 -
EKSKLUZIVE/ Dëshmia në GJKKO e vrasësit të Behar Sofisë: Porosi për një tjetër ekzekutim në Kamëz, shënjestra ishte 34-vjeçar! Ishte afër komisariatit, paguhej mirë
Ekzekutori i biznesmenit Behar Sofia vazhdon të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme, ku po tregon historikun e vrasjeve me pagesë. Kësaj here Ernejt Shyti, foli për shenjestrën e radhës, që ishte një 34 vjeçar nga Kamza, shumë pranë komisariatit, për të cilin shuma e kërkuar ishte e madhe. Shyti ka treguar me emra se kush ishin porositësi dhe vrasësi me pagesë.
2 Prill 2023, 11:43 -
EKSKLUZIVE/ Autori i vrasjes së Behar Sofisë, Ernejt Shyti dëshmon në GJKKO: Porositësit do më paguanin 500 mijë euro për një vrasje tjetër në Gjermani! Paratë do m’i jepte ‘Bajlozi’
Në dëshminë e tij disi të cuditshme në gjykatë, autori i vrasjes së Behar Sofisë në 2021, Ernejt Shyti thotë se një person me nofkën “Bajlozi” do ti jepte 500 mijë Euro për të bërë një vrasje në Gjermani.
16 Mars 2023, 12:05 -
Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Behar Sofisë, gjykata lë në burg Bujar Lezën! 'Menaxheri' i vrasësve me pagesë mes lotësh: S'kam lidhje me asnjë vrasje
Bujar Leza ka mohuar akuzat para gjykatësve, teksa mes lotësh ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit e as me të tjera ngjarje të tilla.
27 Dhjetor 2021, 11:41 -
I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, Bujar Leza 'koordinatori' vrasësve me pagesë kërkoi dëmshpërblim për arrestim të padrejtë
Bujar Leza, i vënë në arrest sot nga GJKKO, si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Bujar Sofia, ka rezultuar se është dënuar edhe më parë për vrasje e mbetur në tentativë, nga viti 10.11.2014 - 17.06.2017.Por pasi ka dalë nga burgu, Leza ka kërkuar dëmshpërblim për arrestim të padrejt&am
26 Dhjetor 2021, 10:52 -
'Menaxheri' i vrasësve me pagesë, identifikohet bashkëpunëtori i katërt i ekzekutorit të biznesmenit Behar Sofia në Tiranë! Ishte në burg se rrahu gruan
Hetuesët për zbulimin e vrasjes së Behar Sofisë 66 vjeç, në muajin shkurt të këtij viti në Tiranë, kanë venë në arrest dhe një tjetër bashkëpunëtor. Ai është Bujar Leza 45 vjeç, aktualisht në burgun e Fushë-Krujës i arrestuar për dhunë në familje. 45-vjeçari ishte koordinator mes porositësve dhe vrasësve me pagesë. Nga hetimet ka rezultuar se ka gjetur armën dhe biçikletën.
26 Dhjetor 2021, 10:18 -
FOTO/ Ekzekutimi i Behar Sofisë, ja kush janë 3 bashkëpunëtorët e autorit Ernejt Shytit
Report Tv siguron fotot e 3 të arrestuarve për vrasjen e Behar Sofisë, të cilët bashkëpunuan me autorin e ekzekutimit Ernejt Shytit. 3 bashkëpunëtorët e tij Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç, i akuzuar më parë për vrasje në tentativë dhe Skënder Vathi, 54 vjeç janë aktualisht në b
16 Mars 2021, 18:12 -
Skeda për dosjen e Behar Sofisë, lëvizjet e Ernejt Shytit deri në ekzekutim të 66 vjeçarit! 2 të tjerë në kërkim për vrasjen (VIDEO)
2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë, me shpresën e hetuesve për të shkuar tek porositësi i vrasësve, që deri më tani i arrestuari si ekzekutor nuk e ka zbuluar. Nisur nga dosja e prokurorisë, Report Tv ka rindërtuar të gjithë intinerarin e kujdesshëm që Ernejt Shyti ka ndjekur derisa qëlloi për vdekje 66-vjeçarin mëngjesin e 25 shkurtit.
16 Mars 2021, 16:28 -
Dëshmia e vëllait binjak të Ernejt Shytit: Ai nuk ka shokë në Tiranë, as të dashur! Misteri i biçikletës së ditës së vrasjes
Në dosjen e siguruar nga Report Tv të hetimeve për vrasjen e Behar Sofisë është e zbardhur edhe dëshmia e vëllait binjak të Ernejt Shytit, Ergitit. Ai ka thënë se kur ka ardhur nga Greqia, ku jetonte, i ka sjellë Ernejtit dhuratë një monopat. Disa ditë para vrasjes Ernejt Shyti lëvizte me këtë monopat dhe
16 Mars 2021, 12:34 -
Dosja hetimore për vrasjen e Behar Sofisë, dëshmia e nënës së vrasësit që çoi në identifikimin e tij! Xhupi me baltë dhe si u mor ADN
Ka qenë një dëshmia e nënës së Ernejt Shytit, Klotildës, e cila ndihmoi më së shumti në zbardhjen e vrasjes mafioze në mes të Tiranës të Behar Sofisë. Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, thuhet se pasi ka ekzaminuar të gjithë kamerat e sigurisë policia ka
16 Mars 2021, 12:13 -
Vrasja e Behar Sofisë në mes të Tiranës, në kërkim edhe dy persona të tjerë! Dëshmia e nënës që 'mori në qafë' të birin vrasës! Si u gjet ADN
Autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë të cilët dyshohen se janë si pjesë e grupit që organizoi dhe kreu ekzekutimin e Sofisë në Tiranë më 25 shkurt.
16 Mars 2021, 12:05 -
VIDEO ekskluzive/ I kalon para syve, e mashtron duke ecur si i çalë! Si u ndoq nga ekzekutori i tij Behar Sofia në metrat e fundit të jetës
I kamufluar si i çalë dhe endacak, e ka ndjekur hap pas hapi Bujar Sofinë, deri në momentin që e ka ekzekutuar. Kjo është mënyra që ka zgjedhur Ernejt Shyti të ekzekutoj 66-vjeçarin.
15 Mars 2021, 15:50 -
Ekskluzive/ Zbardhet mesazhi pak minuta para vrasjes, si u eliminua Behar Sofia në mes të Tiranës! Analiza e ADN-së dhe dëshmitë që zbuluan gjithçka
Në dosje thuhet se grupi hetimor ka gjetur sms me tekst “duro vëlla, s’ka dalë akoma”, i cili i referohet 66-vjeçarit Sofia. Më pas lexohen dhe dy mesazhe të tjera me tekst “doli” dhe nga “bregu i Lanës”
15 Mars 2021, 14:51 -
I veshur me kostum sportiv, maskë anti-COVID dhe kokë ulur, del para gjykatë autori që ekzekutoi Behar Sofinë (VIDEO)
Me kokën ulur, i veshur sportiv dhe maskën anti-COVID, ka dalë ditën e sotme para trupës gjykuese Ernejt Shyti, autori i ekzekutimit të Behar Sofisë, mëngjesin e 25 shkurtit.
15 Mars 2021, 10:59 -
Ekzekutoi Behar Sofinë për 50 mijë euro, lihet në burg autori dhe 3 nga bashkëpunëtorët! Shyti hesht para gjykatës! Visha: S'kam lidhje me ngjarjen
Gjykata e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” për autorin e ekzekutimit të Behar Sofisë, Ernejt Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij, Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi.
15 Mars 2021, 09:19 -
Ndërpriten kërkimet, Renea dhe autori i vrasjes së Behar Sofisë largohen nga Lana pa armën e krimit! Pistoleta nuk ishte me silenciator
Kontrollet në lumin e Lanës janë ndërprerë pasi nuk është gjetur arma me të cilën është vrarë Behar Sofia. Së bashku me efektivët e Reneas ka qenë dhe autori Ernejt Shyti i cili ka treguar ku e ka hedhur pistoletën. Shyti ka deklaruar se arma nuk ka qenë me silenciator sikurse &
13 Mars 2021, 13:45 -
U arrestua si bashkëpunëtor i ekzekutuesit të Sofisë, 28-vjeçari kushëri me Nazime Vishën, e reja që vrau përndjekësin e saj
Nazime Visha duke dalë nga burgu Xhuljano Visha, 28 vjeçari i cili u vu në pranga si bashkëautor me vrasësin e Behar Sofisë, nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Xhuljano Vishën, 28 vje&am
13 Mars 2021, 13:40 -
VIDEO-LAJM/ Me kapuç në kokë, autori i vrasjes së Behar Sofisë kthehet në vendin e krimit dhe tregon ku e ka hedhur armën
Ernejt Shyti, autori i vrasjes së Behar Sofisë është kthyer në vendin e krimit në lumin e Lanës për të treguar se ku e ka hedhur armën e krimit. Ai ka preferuar të fshehu fytyrën duke mbajtur gjatë gjithë kohës kapuçin e vënë.
13 Mars 2021, 13:36 -
Vrasja e Behar Sofisë, ekzekutori u kontaktua në rrjete sociale nga njëri prej bashkëpunëtorëve
Ernejt Shyti autori i vrasjes së Behar Sofisë është kontaktuar në rrjete sociale nga njëri bashkëpunëtor përpara vrasjes. Ai është kontaktuar nga Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë. Ky i fundit po ashtu ka rënë në prangat e polcis&
13 Mars 2021, 11:26 -
Nga vrasjet me porosi, tek tritoli për krushqinë e prishur, kush është grupi që ekzekutoi Behar Sofinë! Autori punonte bojaxhi
Policia ka zbardhur ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia, pak javë më parë në kryeqytet. Në pranga të policisë ka rënë Ernjet Shyti, i cili jetonte me mamanë e tij në Tiranë, dhe ka punuar si bojaxhi n&
13 Mars 2021, 11:08 -
Ekzekutori i Behar Sofisë 'harroi' rrobat, maskën dhe biçikletën pasi kreu vrasjen! 23 vjeçari jetonte në kryeqytet me nënën e tij
Ernejt Shyti, ezkekutori i Behar Sofisë në Tiranë, ka harruar në vendin e ngjarjes rrobat, maskën dhe biçikletën, me të cilat është identifikuar. Ai jetonte me qira me nënën e tij, në kryeqytet, te rruga “Bardhyl”. Shyti është identifikuar nga ADN-ja.
13 Mars 2021, 11:07 -
Zbardhet ekzekutimi i Behar Sofisë, Policia: Ja si u zbulua ‘killeri’! I riu nxjerr emrat e 'grupit kriminal', të dënuar më parë për vrasje (Emrat)
Policia ka zbardhur vrasjen e Behar Sofisë. Arrestohet grup i i vrasësve me pagesë. Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. · Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë.
13 Mars 2021, 10:37 -
Vrasja e Sofisë, ekzekutori pranon krimin: E vrava se na premtuan 50.000 euro! 'Shënjestrën' e ndoqa 3 ditë me foto në dorë! 'Tradhëton' bashkëpunëtorët, s'i dhanë pagesën
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Behar Sfisë. Autori i arrestuar në Mal të Zi, Ernejt Shyti, ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi ka rrëfyer ngjarjen si dhe ka treguar për 3 bashkëpunëtorët të cilët po ashtu kanë rënë në prangat e policisë. Shyti ka
13 Mars 2021, 10:31 -
Ekzekutimi i Behar Sofisë, arrestohet grupi i vrasësve me pagesë! Autori: Na premtuan 50 mijë euro! Tradhton 3 bashkëpunëtorët! Policia: Maska dhe rrobat zbuluan killerin (Emrat)
Arrestohet grupi i vrasësve me pagesë që ekzekutoi Behar Sofinë më 25 shkurt në Tiranë. Në pranga ka rënë vrasësi i biznesmenit si dhe 3 bashkëpunëtorët e tij. Në Mal të Zi është arrestuar autori Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Para autoriteteve ai ka pranuar autorësinë e krimit ndërsa ka treguar se e ka bërë kundrejt pagesës 50 mijë euro, por që s'e kanë marrë këtë shumë pasi ka kryer atentatin.
13 Mars 2021, 09:54 -
Skema e vrasjes së Behar Sofisë! Nga momenti kur doli nga lokali ku po pinte kafe, deri tek vendi ku u qëllua për vdekje
Report TV ka ndërtuar skemën e lëvizjeve të Behar Sofisë, nga momenti kur doli në këmbë nga lokali ku piu kafe, deri tek vendi ku u qëllua. Tek ky i fundit, një javë pas vrasjes, të vetmet që të kujtojnë krimin në mes të Tiranës janë lulet e lëna nga familjarët
4 Mars 2021, 16:14 -
Ekzekutimi i Behar Sofisë, zbardhet dëshmia e endacakut: Një person me xhup e kapele të zezë kishte fshehur biçikletën poshtë urës së Lanës, e mori dhe iku me nxitim
Një person është ndaluar ditën që u vra Behar Sofia si i dyshuar për ngjarjen, por është lënë i lirë për mungesë provash. Ai ka deklaruar se nuk ka qenë aty kur vrasja ka ndodhur. Më tej, disa dëshmitarë kanë dhënë detaje të rëndësishme për hetimet. Me rëndësi për hetimet është dëshmia e një endacaku, i cili tregon se një person me xhup e kapele të zezë kishte lënë një biçiklete poshtë urës së Lanës. Ai e mori dhe u largua me nxitim.
2 Mars 2021, 16:07 -
Zbulohen dy bashkëpunëtorët e vrasësit të Behar Sofisë, njëri vëzhgoi tek kafja 66-vjeçarin, tjetri ndihmoi autorin të largohej
Hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë për njërin prej bashkëpuntorëve të atentatorit, i cili ka kryer vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës, para se të vritej. Një tjetër bashkëpunëtor dyshohet të ketë ndihmuar autorit e vrasjes për t’u larguar në drejtim të Kodrave të Liqenit, vend nga ku kanë humbur çdo gjurmë
1 Mars 2021, 15:07 -
Nga vrasja e Shkëlzen Kastratit deri tek ekzekutimi i Behar Sofisë, 5 krimet që tronditën vendin në muajin shkurt
Muaji shkurt po mbyllet me krime të egra, nga vrasje të tipit mafioz deri tek ajo e gruas së prerë në fyt në Malësinë e Madhe. Dy nga vrasjet ajo e Behar Sofisë në Tiranë dhe e Shkëlzen Kastratit në Fier kanë rikthyer në vemendje pasojat e krimit të organizuar në vend
27 Shkurt 2021, 15:23 -
Ekzekutimi i Sofisë, autori me kapele e syze! E ka ndjekur disa metra, pasi e ka qëlluar ka kaluar Lanën në këmbë, më pas ka ikur me biçikletë
Report Tv bën me dije se vrasësi i Behar Sofisë ka qenë një person i veshur sportiv, me kapele e syze. Pasi ka bërë atentatin autori ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drjet Kodrave të Liqenit. Ai e ka ndjekur 66 vj
26 Shkurt 2021, 11:26 -
Ekzekutimi i Behar Sofisë, autori me syze, kapele e maskë anti-COVID u largua me biçikletë nga Liqeni! Familjarët: S'jemi kërcënuar! Doli për kafe, s'do takonte njeri! I 'zbërthehet' telefoni
66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin e djeshëm afër Piramidës në Tiranë nga një vrasës që është larguar me biçikletë, pa lënë asnjë gjurmë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin autori është larguar pa e parë askush dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit
26 Shkurt 2021, 09:12 -
Behar Sofia kishte kaluar COVID-in, prej 2 javësh në izolim! Dyshohet se u nxor në pritë
Viktima Behar Sofia kishte kaluar COVID-19 kohët e fundit. Prej dy javësh nuk dilte nga banesa dhe për këtë arsye ka dyshime për nxjerrjen në pritë ditën e sotme për ekzekutim. Pas hapjes së kamerave të sigurisë &e
25 Shkurt 2021, 14:16 -
Behar Sofia u ekzekutua sapo doli nga kafja, pak metra larg shtëpisë te ETC (VIDEO)
Detaje të reja zbardhen nga vrasja e Behar Sofisë në Tiranë. Prej disa kohësh ai jetonte te një pallat i ETC në kat të 5. Sot në mëngjes ka dalë nga shpia, ka qëndruar në kafe dhe pasi ka dalë nga kafja është qëlluar me pistoletë me silenciator teksa po ecte në trotuar.
25 Shkurt 2021, 12:45