E akuzoi se është takuar me Bajrat e Shkodrës, Spiropali i përgjigjet Berishës: Edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta, për mua do gjesh noc rrokun

E akuzoi se është takuar me Bajrat e Shkodrës, Spiropali i përgjigjet Berishës: Edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta, për mua do gjesh noc rrokun

Sali Berisha dhe Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht deputete e Partisë Socialiste Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës i cili në oborrin e Kuvendit tha se ka një video që sipas tij tregon se ministrja është takuar me Bajrat e Shkodrës dhe grupe te tjera. Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali thotë se Berishës nuk i ka dalë e keqja që e humbi Shkodrën 33 vjetësh.

"O Sali, sa herë që ti leh më kujtohet ajo shprehje e Popullit për ata që kur janë me një këmbë në varr, ndotin në derën e xhamisë. Të kuptoj o Sali. Ta kuptoj mirë hallin që ke. S'është kollaj me të dalë e liga me Shkodrën që në 33 vite e ke bërë të vuajë një mijë të zeza. Shkodra është kocka që të ka mbetur në fyt, dhe nuk e kapërdin dot as me kockat që të hedhin si shpërblim. Prandaj bërtet e çirresh si lugat. Të largosh frikën tënde. Por e ke kot. I je futur detit më këmbë. S'ke tjetër fat veçse të zhytesh e të mbytesh si e meriton në detin e dreqnive që i kurdise vet.

O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh. Se çfarë ministre do jem unë, atë nuk e ke në dorë ti o Sali. Unë, o Sali, do vazhdoj të jem ajo që jam. Ajo që të vjen hakut ty. Ka ikur koha jote. Ti o Sali, s'bën dot më Gërdec tjetër, të tjera vrasje në bulevard, a të tjera të zeza që mund të dalin vetëm nga mendja jote e çkurdisur pa kthim, nga truri yt i sëmurë pa shërim. Dëgjo o Sali, më zuri ky taksirat mua. Nuk do të të ndahem asnjë çast derisa të t'i nxjerr sheshit të gjitha të palarat dhe djallëzitë. Selam o Sali! Në seancën e radhës. Jo të Foltores tënde. Të Foltores time. Ku nuk do të lë kusur pa të marrë, huq pa ta goditur, gënjeshtër pa ta nxjerrë në shesh", shkruan Spiropali.

Duke mos gjetur kritikë për ministrin e ri të Jashtëm, Berisha tha se në këtë post ishte parashikuar një tjetër emër, ai i Spiropalit, por ajo sipas tij nuk e emërua sepse për të ka video që tregon se është takuar me bandën e Bajrave në Shkodër.

“Po zëvendësohet Olta Xhaçka me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Të gjitha përgatitjet i kishte bërë Spiropali por një video që thuhej se doli Spiropali ku bënte mbledhje me Bajret e Pëllumb Gjokën e bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës detyroi Ramën ta anulojë emërimin e saj

B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë