E akuzoi se i refuzoi transferimin, kallëzimin e Bajrit kundër Ismailit SPAK-u e çon te prokuroria e Tiranës

E akuzoi se i refuzoi transferimin, kallëzimin e Bajrit kundër Ismailit SPAK-u e çon te prokuroria e Tiranës

Agim Ismaili, Safet Bajri dhe faksimile e kallëzimit të tij

TIRANE-Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka shpallur moskompetencë duke dërguar në prokurorinë e Tiranës kallëzimin e Safet Bajrit kundër drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili. Javën e ardhshme pritet që prokurori t'i marrë deklarimet Safet Bajrit se cilat janë argumentet që ka kallëzuar Ismailin për shpërdorim detyre dhe provat që ai disponon.

Report Tv siguroi pak ditë më parë letrën e plotë me akuzat që Bajri ngrinte kundër Ismailit. Sipas tij, drejtori i burgut ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk e transferoi për të vuajtur dënimin në një burg afër familjes, pra në Rec të Shkodrës sikur ishte kërkesa, por në Fier.

Bajri pretendon se në burgun e Fierit i rrezikohet jeta nisur edhe nga bindjet e tij politike. Bajri është i dënuar me 9 vite burg nga  drejtësia belge, por nuk mund të ekstradohet për shkak se dy vendet nuk kanë një marrëveshje për këtë pjesë. Gjithsesi dy vendet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri do e vuaj dënimin në Shqipëri.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hapu dhè: 31/07/2020 15:22

    Ky moster me pamje njeriu sa ishte drejtor i AKU masakroi ne gjoba njesite e tregtimit te mishit vendas dhe ndjekje penale, vetem e vetem per te favorizuar importuesit e mishit. Shpresoj qe te behet banor i ndonje IEVP-je, se keshtu i pelqen ti quaj. Hajdut me çizme. Ky njeri eshte turpi i administrates publike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nesër reshje shiu e shtrëngata, qarqet me rrezik! Ndryshon moti në fundjavë, vetëm vranësira

Nesër reshje shiu e shtrëngata, qarqet me rrezik! Ndryshon moti në fundjavë, vetëm vranësira