TIRANE - SPAK rrëzon padinë e Olsi Ramës për kallëzim të rremë ndaj nënkryetarit të grupit të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhit bërë pak ditë më parë.
Report Tv e Shqiptarja.com mëson se padia është rrëzuar për çështje procedurale me argumentin se Gazmend Bardhi ka bërë vetëm deklaratë televizive, dhe jo kallëzim në SPAK.
Në kthim përgjigje thuhet se është verifikuar zyra e rregjistrit dhe nuk rezulton që të jetë rregjistruar ndonjë kallzim penal me kallëzues shtetasin Gazmend Bardhi dhe të kallëzuar shtetasin Ols Rama
"Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera me datë 03.04.2024 është kërkuar informacion nga zyra e Regjistrit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nëse nga ana e shtetasit Gazment Bardhi është depozituar kallëzim penal ndaj shtetasit Olsi Rama. Me shkresen nr 5383/1 datë 15.04.2024, (kthim përgjigje), zyra e rregjistrit dhe statistikes në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas verifikimeve te kryera, ka kthyer këtë përgjigje: Në regjistrin e njoftimit të veprave penale, informohet se nuk rezulton që të jetë rregjistruar ndonjë kallzim penal me kallëzues shtetasin Gazmend Bardhi dhe të kallëzuar shtetasin Ols Rama", thuhet në SPAK.
Kështu gjatë shqyrtimit të akteve rezultoi se me shkresën nr. 5383/1 date 15.04.2024, (kthim përgjigje) citohet fakti se pranë zyrës së regjistrit dhe statistikës në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas verifikimeve të kryera, nuk rezulton që shtetasi Gazment Bardhi, të ketë depozituar ndonjë kallëzim penal ndaj shtetasit Ols Rama. 4.11 Pra, nuk rezulton që nga ana e shtetasit Gazment Bardhi apo ndonjë përfaqësues i tij të jetë depozituar kallëzim penal pranë prokurorisë apo oficerit të policisë gjyqësore, që të konsiderohet se është paraqitur kallëzim" thuhet në dokumentin kthim përgjigje.
Nëse o të kishte depozituar kallëzim penala atëherë do të ishim para faktit për të regjistruar procedim penal mbi kallëzimin e shtetasit Olsi Rama për të hetuar nëse ishim ose jo para figurës së veprës penale të Kallëzimit të rreme argumentohet më tej.
Organi procedues çmon se nëse shtetasi Gazment Bardhi do të kishte depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose policisë gjyqësore, atëherë do të ishim para faktit për të regjistruar procedim penal mbi kallëzimin e shtetasit Olsi Rama për të hetuar nëse ishim ose jo para figurës së veprës penale të Kallëzimit të rreme" parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal. 4.13 Figura e veprës penale "Kallëzim i rreme parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal kërkon si formë faji dashjen e drejtpërdrejtë. Gjithashtu, vlerësohet se, ana subjektive figurës së veprës penale zbulohet dhe qartësohet nëpërmjet anës objektive, sepse proceset brendshme psikike dhe psikologjike jo vetëm që ngacmohen nga faktorë të jashtëm, por edhe materializohen në veprimtarinë kriminale gjatë dhe nëpërmjet procesit të zhvillimit të anë objektive”.
Burimet e Report Tv bëjnë me dije se vëllai i kryeministrit Edi Rama mund të bëjë një kallëzim tjetër me argumente të tjera.
Më 2 prill 2024 Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin në SPAK për shpifje, pas akuzave që deputeti demokrat bëri ndaj tij se kishte lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë që u zbulua në vitin 2015. Krahas kallëzimit, në një deklaratë të ndarë për mediat Olsi Rama hodhi poshtë këto akuza duke thënë se Bardhi ka shpifur me qëllim që të manipulojë opinionin publik për motive politike.
Në kërkesën e tij Rama kërkonte që Bardhi të përgjigjet para drejtësisë, pasi ai kishte cenuar publikisht nderin dhe dinjitetin si individ, prind dhe drejtues i klubit Partizani dhe se s’mund të këtë dy të vërteta: Ose Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet për shpifje, ose Olsi Rama të futet në burg si trafikant droge.
Mungesa e kallzimit në SPAK të Bardhit ndaj Olsi Ramës
Dokumenti i paraqitur nga Gazment Bardhi
Këshilltari për mediat i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Everest Dedaj deklaron se Gazment Bardhi i ka dërguar informacion SPAK për Olsi Ramën dhe vë në dispozicion dhe një dokument të datës 29 mars.
“Nuk është padituri por dashakeqësi si mënyra me e mirë për të vrarë opozitarizmin. Në datë 29.03.2024, Gazment Bardhi, i ka derguar Informacion SPAK, për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qellim rihapjen e procedimit penal 335/1. Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori. Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston. Këtë e kupton kushdo që don te kuptojë dhe qëllimin nuk e ka tjetër, mbrojtjen e Edi dhe Olsi Ramës!” thuhet në reagimin e Dedajt.
Dmth. qe edhe kur prokuroria e di se per cfare behet fjale megjithate nuk vepron.Ne Gjermani nje person i pasur mori pjese ne nje Schow Televiziv dhe ju tregonte te ftuarve pasurite shtepiake.Pas pak ditesh i dergon zyra e finances gjermane ftesen per tu paraqitur dhe per te justifikuar ato qe kishte treguar ne tv.Shikoni pra si funksjonon shteti ne perendim.
Përgjigju