Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, ka postuar mesazhin e një qytetari, i cili akuzonte deputetin e PS, Pjerin Ndreun se ka marrë përfitime marramendëse dhe tokë nga ish-deputeti, Arben Ndoka.

Sipas qytetarit, e gjithë Lezha e di që ata janë në një bandë kriminale dhe  se në bashkëpunim me drejtorin e portit Shëngjin, transportojnë drogë drejt Italisë.

Postimi i plotë i Berishës: 

Postimit të Berishës i është kundërpërgjigjur vetë Ndreu, i cili i ka përmendur ish-kryeministrit 97-tën, tragjedinë e Gërdecit dhe 21 Janarin, ngjarje për të cilat e ka fajësuar.

Më tej, socialisti sqaroi se as ai dhe vëllezërit e tij nuk kanë përfituar asnjë tokë dhe nuk janë marrë kurrë me drogë ashtu siç pretendon Berisha.

Familjes Ndreu ke për ti pa targën ti dhe zuzaret e tu se nuk i vjen as deri tek këmbët. Vazhdo rrugen nga te kam thene, e di ti! E ka thënë Dritëroi, por kush ta besoje?! “Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend."

Pjerin Ndreu, deputeti i PS-së

Postimi i plotë i Ndreut:  

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, është prangosur me akuzën e tjetërsimit të pronave në Lezhë në kuadër të dosjes ku u prangos edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Ndoka akuzohet për falsifikimim të dokumenteve dhe shpërdorimi të tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës.