-
Sekuestrimi i kompleksit në Shëngjin/ Skema e tjetërsimit të pronave në Lezhë, një histori që përsëritet prej vitesh
SPAK dhe Prokuroria e Lezhës kanë zbuluar disa raste të tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare të Lezhës ndër vite. Mijëra metra katrorë tokë janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme përmes falsifikimit të dokumenteve dhe abuzimeve me ligjin 7501.
30 Tetor, 09:59 -
Lezhë/ Tjetërsimi i 234 mijë m2 tokë te ‘Rana e Hedhun’, arrestohet topografi! GJKKO e dënoi me 5 vite burgim, pjesë e dosjes me ish-kryebashkiakun Frrokaj
Luigj Paloka i kishte shpëtuar drejtësisë deri më sot për tre akuzat e shpërdorimit të detyrës, grupit të strukturuar kriminal dhe falsifikimit, teksa ishte hetuar dhe gjykuar në mungesë për dosjen e tjetërsimit të 234 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e “Ranës së Hedhun”, ku të pandehur kanë qenë një grup me të paktën 13 persona nga Prokuroria e Posaçme, bashkë me ish-kryebashkiakun demokrat Fran Frrokaj
16 Qershor, 14:29 -
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj për pezullimin e dënimit 2.8 muaj burg
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i cili kërkonte, pezullimin e ekzekutimit të vendit të Apelit të Posaçëm, që e dënoi me 2.8 muaj burg për shpërdorim detyre.
30 Janar, 16:52 -
Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë
Teksa prej 23 dhjetorit ish kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është në kërkim pas vendimit te Apelit qe e riktheu në burg, ky i fundit i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs. Frrokaj i kërkon gjykatës se lartë pezullimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit deri në shqyrtimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.
7 Janar, 09:55 -
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
Megjithëse ka kaluar dy ditë nga vendimi i formës së prerë, i Gjykatës së Posaçme të Apelit që dënoi me 2 vite e 8 muaj burg ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokajn, vendimi ende nuk është ekzekutuar. Policia nuk ka mundur të gjejë të dënuarin në banesën e tij. Sipas TIMS, Frrokaj rezulton në Shqipëri.
25 Dhjetor 2024, 13:07 -
Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja
Rana e HedhunVendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit të GJKKO çon drejt konfiskimit edhe sipërfaqen me 66 mijë metra katrorë truall në zonën e bregdetit të Lezhës, te “Rana e
23 Dhjetor 2024, 15:23 -
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
Apeli i GJKKO pranon kërkesën e SPAK, jep 2 vite dhe 8 muaj burgim, GJKKO e shkallës së parë dha 1,4 vite për Fran Frrokajn, ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës. Frrokaj ka përfituar nga amnistia në muajin Prill për çështjen e parë, duke u liruar. Dy zyrtarët e tjerë dënohen respektivisht me 1,4 vite dhe 5 vite shërbim prove, u prish pafajësia. Largim dhe nga funksionet publike për 5 vite
23 Dhjetor 2024, 14:17 -
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, SPAK ankimon dënimin me 2 vite burg të Fran Frrokajt! Kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës
SPAK ankimon në Apelin e Posaçëm dënimin me 2 vite burg të ish-kryebashkiakut e Lezhës Fran Frrokaj nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre, duke kërkuar dënimin e tij me 4 vite heqje lirie. Frrokaj është dënuar ngja gjykata e Posaçme me 2 vite burg por do të vuajë 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
26 Qershor 2024, 09:54 -
Rrjeta e çarë e Amnistisë, INA: Edhe djali i Tom Doshit përfiton nga amnistia penale
80 përsona të hetuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë përfituar nga amnistia penale, duke rrëzuar propagandën e qeverisë së kjo kategori është e përjashtuar nga aministia.
24 Prill 2024, 19:49 -
-
Tjetërsim pronash, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj! Konfiskohen mbi 66 mijë m2 tokë
Ish-kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj është dënuar ngja gjykata e Posaçme me 2 vite burg por do të vuajë 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish zyrtarë të tjerë.
1 Mars 2024, 15:32 -
Nuk kthyen në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar tek Rana e Hedhun, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës (EMRAT)
11 punonjës të Kadastrës së Lezhës janë pezulluar nga detyra. Sipas prokurorisë të pezulluarit nuk asgjësuan praktikat e bëra për një sipërfaqe toke te Rana e Hedhur, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara nga ish-kryebashkiaku Fran Frrrokaj.
27 Janar 2024, 15:11 -
-
SPAK kërkon 4 vjet burg për ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe konfiskimin e tokës me vlerë 13 mln euro tek "Rana e Hedhun'
SPAK kërkon 4 vjet burg dhe aplikim të gjykimit të shkurtuar për ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj si dhe konfiskimin e 66 mijë m2 tokë në zonën e “Ranës së Hedhun”
20 Nëntor 2023, 10:38 -
Tjetërsim të pronave në Lezhë, dërgohet për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frroku si dhe 10 zyrtarë të tjerë
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frroku si dhe 10 zyrtarë të tjerë të akuzuar për tjetërsimin e pronave.
12 Prill 2023, 09:55 -
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia nuk gjen të dënuarit! 9 persona në arrati, priten të shpallen në kërkim ndërkombëtar
Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar. I vetmi person që ndodhet tashmë në qeli është vetëm ish-kryabshkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat ende nuk ka asnjë gjurmë.
30 Tetor 2022, 10:28 -
Policia ishte në kërkim të tij për ekzekutimin e vendimit të Apelit, dorëzohet Fran Frrokaj: S'isha arratisur
Pasi disa orëve në kërkim Fran Frroku është dorëzuar në policinë e Lezhës. Ai ndodhet në ambjentet e drejtorisë vendore të policisë. Ish kryebashkiaku u shpreh se nuk ishte arratisur
28 Tetor 2022, 20:40 -
U dënua me 3 vite burg për tjetërsim pronash, pas disa orësh në kërkim dorëzohet në Policinë e Lezhës ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj
Pas disa orësh në kërkim, ish kryebashkiaku Fran Frrokaj është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës. Ish-numri një i qytetit, Frrokaj ka deklaruar para uniformave blu se nuk kishte plan për t’u arratisur, por se ishte në pritje që të mbylleshin procedurat.
28 Tetor 2022, 19:12 -
Tjetërsoi tokën te Rana e Hedhun, Apeli dënon me 3 vite burg Fran Frrokaj! Ish kryetari i Bashkisë Lezhë pritet të arrestohet
Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimet për ish-zyrtarët e Lezhës që akuzohen për tjetërsim të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Ish kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish kryetari i qarkut, Gjok Ndoka dënohen nga Apeli me 3 vite burg secili.
28 Tetor 2022, 11:35 -
Tjetërsimi i pronave në bregdetin e Shëngjinit, SPAK kërkon gjykim për Fran Frrokajn dhe 10 të tjerë
SPAK ka kërkuar gjykim për ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe 10 persona të tjerë pasi akuzohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit. Gjatë hetimit të nisur prej vitit 2019 rezulton se është përfituar një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në bregdetin e Lezhës, me vlerë prej rreth 13 milion euro.
25 Tetor 2022, 09:20
