Princesha shqiptare Elia Zaharia Zogu është shumë aktive në rrjetet sociale. Një foto nga një mbrëmje gala në Dubai, ku shoqërohej nga Princ Leka dhe Dukesha Maria e Rusisë ka bërë që në rrjetet sociale të hapet një debat lidhur me jetën e princeshës.
‘Sinqerisht çfarë bën në të vërtetë. Në vend që të postosh foto në festa luksoze pse nuk bën postime duke ndihmuar të varfrit apo të bësh diçka me pozicionin tënd?’.-shkruhet në komentin e ndjekësit.
Ndërkohë nuk ka vonuar dhe Elia është përgjigjur.
‘Sigurisht që postojmë foto dhe informacione nga veprimtaria e Fondacionit ‘Mbretëresha Geraldine’. Në kuadër të fondacionit ndajmë herë pas here punët tona, ndërsa në kuadër personal një shprehje e urtë thotë: Bëje të mirën dhe hidhe në det! Dhe sa për informacion, kjo foto është pikërisht në themelimin e Akademisë Mbretërore, e cila do të mbështesë kauza humanitare dhe për fat Shqipëria do të përfaqësohet me projekte’, shkruan princesha.