Leka Zogu e Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar! Marrëveshja për zgjidhjen martesës: Ja kur aktorja lë Pallatin Mbretëror! Kushti për të jetuar në apartamentin prapa ish hotel Dajtit

TIRANE- Leka Zogu II dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund edhe zyrtarisht martësës së tyre gati 8 vjeçare, pas konflikteve të muajve të fundit që arriti kulmin me akuza të ndërsjellta për dhunë në familje pas publikimi të një videoje në Pallantin Mbretëror.

Gjykata Civile e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes tyre. Vendimi i zbardhur i divorcit mban datën 25 prill 2024 dhe meqë zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy, vendimi pritet të mos apelohet duke marrë kështu formë të prerë.

Në vendim thuhet se Elia Zogu do të mbaje mbiemrin që ka patur para martese "Zaharia" ndërsa është pranuar se zgjidhja e martesës do të bëhet në bazë të marrëveshjes së firmosur mes tyre më 15 janar 2024 që përcakton përfitimet pas divorcit dhe sa herë Princ Leka do të takojë vajzën e vogël Geraldina

"Gjykata bazuar në nenet 126, 306 dhe 310 të K.Pr.Civile, si dhe nenet 125-128 dhe 145-162 të K.Familjes, VENDOSI: Pranimin e kërkesë së kërkueseve Leka II Zogu dhe Elia Zogu.Zgjidhjen e marteses ligjore midis kerkueseve Leka II Zogu dhe Elia Zogu.  Miratimin e marrëveshjes per zgjidhje martese me me nr.106 Rep dhe Nr.23 Kol e datës 15.01.2024,e lidhur përpara para noterit. Kerkuesia Elia Zogu do të mbajë mbiemrin qe ka patur para martese "Zaharia" thuhet në vendimin e gjyqtarit Adriatik Bocaj.

Marrëveshja

Përmes këtij vendimi, Gjykata miraton gjithashtu marrëveshjen noteriale të lidhur mes Princit Leka dhe Elias për zgjidhjen e martesës. Shqiptarja.com siguron kopje të kësaj  marrëveshjeje firmosur në janar të këtij viti. Sipas akt Marrëveshje nr 105 Elja do të jetojë në një apartament 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish Hotel Dajtit, që Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldines. Por do të mund të jetojë e përdoret nga Elia për aq kohe sa ajo nuk ka një partner. 

Po kështu me një Akt Marrëveshje nr. 104 firmosur më 15 janar 2024, aktorja Elia Zaharia do të ketë në pronësi të plotë  një dyqan 134 m2 në katin - 1 të këtij pallati si dhe një parkinku rreth 47 m2. Kjo është një prej zonave më të shtrenjta në Tiranë. 

"Pasi përfituesja të jetë madhore nëna e humbet këtë të drejtë në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese"


Por deri në momentin kur apartamenti të jetë gati Princ Leka ka rënë dakord që Elia të jetojë me vajzën në Pallatin Mbretëror. Ata kanë rënë dakord dhe të jenë bashkë në mirërritjen e vajzës 3 vjeçare. Leka Zogu dhe vajza e tij do të takohen çdo ditë 2 orë në ditë, si dhe në fundjavë mund të shkojë në shtëpinë të atit.

 Pse ndarja? 

Në gjykatë të dy kanë shprehur ne mënyrë të qartë vullnetin e tyre dhe secili prej tyre ka dhënë lirisht pëlqimin e tij për zgjidhjen e martesës, pas koflikteve te vazhdueshme,mungesës së komunikimit, si dhe nderprerjen e bashkejetesës,dhe për këto shkaqe vendosen qe me vullnetin e e tyre të lirë dhe të plotë, me pelqimin reciprok të ndërsjelltë, të zgjidhin martesën ligjore që nisi në tetor të 2016.

Gjykata vlerëson se këto sjellje të kerkueseve përbëjnë shkelje të rënda që rrjedhin nga martesa. Kur verifikohet një situatë e tillë, nuk mund të flitet për funksionimin normal të martesës, e cila bazohet në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok ndërmjet bashkëshortëve

“Sa më sipër, gjykata çmon se martesa ka humbur qëllimin e saj dhe është e vështirë mbajtja dhe rivendosja e unitetit familjar. Për rrjedhojë, kerkesa duhet pranuar dhe duhet vendosur zgjidhja e martesës. Për të arritur në këtë konkluzion gjykata mban parasysh se: Së pari, koflikte te vazhdushme,mungesa e komunikimit së dyti, nderprerja e bashkjeteses; së treti,qëndrimin e vendosur i kerkueseve për t'i dhënë fund martesës” thuhet në vendim.

Leka Zogu II dhe Elia Zaharia i dhanë fund martësës së tyre gati 8 vjeçare, ndërsa konfliktet arritën kulmin me akuza të ndërsjellta për dhunë në familje pas publikimi të një videoje në Pallantin Mbretëror ku Princ Leka sulmohet fizikisht nga ish-gruaja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Në dëshminë e tij, Princ Leka tregonte se e gjithë përplasja kishte nisur me ofendime dhe më pas me dhunë. Nga ana tjetër babë e bijë thonë se janë ata viktima të dhunës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Pasuria që merr Elia Zaharia pas divorcit me Leka Zogun

1715167044_3.jpg

Foto: Akt marreveshja e firmosur mes Elia Zaharisë dhe Leka Zogut

Një dyqan 134 metra katrorë në katin – 1 në pallatin që po ndërtohet prapa ish hotel Dajtit dhe një vend parkimi në katin – 3 me sipërfaqe 44.7 metra katrorë do ti kalohen në pronësi të Elia Zaharisë pas divorcit me Leka Zogun.

Shqiptarja.com disponon kontratën e të kalimit të drejtave reale që Elia Zaharia dhe Leka Zogu kanë firmosur tek noteri më 15 janar 2024.

Ndërkohë apartamenti me sipërfaqe 257 metra katrorë po në ndërtesën ku ndodhet parkimi dhe dyqani, që I është vënë në dispozicion nga Leka Zogu, të bijës Geraldinë, Elia ka të drejtën e përdorimit  të jetojë me fëmijën gjithë jetën edhe pasi kjo e fundit të jetë madhore.

“Pasi fëmija të jetë bërë 'madhore, nëna e humbet këtë të drejtë në rast të krijimit të një marrëdhënie të re martesore ose bashkëjetese” thuhet në kontratë. 

Deri sa të jetë gati apartamenti Elia do të jetojë me vajzën e saj tek Pallatin mbretënor, dikur “Ish-Pallati i Pionerëve” në Rr. Murat Toptani, Nr. 6, në Tiranë.

Pjesë nga kontrata e firmosur mes Elia Zaharisë dhe <a style=Leka Zogu" style="width: 541px; height: 488px;" src="https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/663b5fbe8ac082.jpg" />

Foto: Pjesë nga akt marreveshja e firmosur mes Elia Zaharisë dhe Leka Zogut

Pjesë nga kontrata e firmosur mes Elia Zaharisë dhe Leka Zogu

Foto: Pjesë nga akt marreveshja e firmosur mes Elia Zaharisë dhe Leka Zogut

 

 

Ora 12:12
Leka Zogu dhe Elia Zaharia të ndarë! Princi do të paguajë 1 mijë euro në muaj si detyrim ushqimor për Geraldinën! Si ndahen shpenzimet për arsimin e pushimet

1715168012_4.jpg

Foto: Leka Zogu dhe vajza e tij, foto e postuar ne profilin e facebook.

Shqiptarja.com disponon marrëveshjen për zgjidhjen e martesës firmosur mes Leka Zogut dhe Elia Zaharisë në janar të këtij viti.

Në marrëveshje të dy prindërit kanë shprehur dëshirën e fortë për të qenë fizikisht të pranishëm dhe për të kontribuar në jetën e fëmijës jo vetëm me mjete materiale por edhe nëpërmjet prezencës së tyre fizike dhe dedikimit të kohës së nevojshme. Prandaj palët kanë rënë dakord që të ushtrojnë bashkarisht e në mënyrë të pakufizuar përgjegjësinë prindërore, duke u kujdesur e mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar asaj mirërritjen, edukimin arsimimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të saj.

Pavarsisht dëshirës dhe gadishmërisë së Leka Zogut për të marrë fëmijën për rritje dhe edukim meqë Geraldina është e vogël, 3 vjeçe ka shprehur dakordësinë që fëmija ti lihet për rritje dhe edukim Elias.

“Në këtë aspekt, nëse rrethanat do të ndryshojnë, në shërbim të interesit më të lartë të fëmijës, babai të kërkoj marrjen në rritje dhe edukim” thuhet më tej në marëveshje.

Ku do të jetojë Geraldina?
Nisur nga kjo me pëlqimin reciprok është vendosur që fëmija Geraldina Zogu, t'i lihet për rritje dhe edukim nënës së saj Elia Zogu në banesën "Apartament … me sipërfaqe totale 257.93 m/2", të ndërtesës të ndodhur pas ish-Hotel Dajtit që i është vënë në dispozicion fëmijës nga Babai.

Duke qenë se deri në momentin e lidhjes së kësaj marrëveshje pallati është në ndërtim dhe apartamenti nuk është ende i përshtatshëm për banim, dhe nëse kjo gjendje do vazhdojë edhe pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje babai është dakord që deri kur apartamenti të jetë i banueshëm, nëna dhe fëmija mund të vazhdojnë të qëndrojnë në banesën aktuale (sqarim redaksional: Pallatin Mbretëror’ përcaktohet në marrëveshje. Të dy prindërit angazhohen që të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe respekti reciprok në interesin më të lartë të fëmijës.

 Prindërit dakordësohen që mes tyre do të zbatohet parimi i komunikimit të lirë dhe të vazhdueshëm në raport me edukimin e fëmijës.

Detyrimet financiare 
Sipas marrëveshjes Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës Geraldinës. Kjo shumë  përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të Nënës.

Në çdo rast, palët dakordësohen që Babai do të ketë njohuri dhe informacion të plotë për mënyrën sesi përdoren pagesat. Detyrimi për këtë pagese fillon nga marrja formë të prerë të vendimit për zgjidhjen e martesës

Shpenzimet për arsimim dhe edukim të fëmijës do të përballohen në masën 50 (pesëdhjet) % (përqind) nga secili prind, përveç rasteve kur institucioni arsimor do caktohet nga babai i cili në këtë rast do mbuloje te gjitha shpenzimet për arsim dhe edukim.

Kjo vlerë e detyrimit ushqimor do të vazhdojë në të njëjtën masë derisa nevojat e fëmijës të mos kenë ndryshuar.

Kur do e takojë Leka Zogu
Leka Zogu dhe Elia kanë rënë dakord që të kalojë kohë të barabartë me Geraldinën. Vajza do të kalojë çdo javë një kohe të pandërprere, (te qendroje ne rezidencen e babait) jo më pak se 48 orë, (dy ditë të plota), ditën e premte dhe të shtunë duke përfshirë shoqërimin nga babai dhe veprimtari të tjera sociale, kulturore dhe arsimore ku mund të angazhohet fëmija gjatë periudhës së qëndrimit tek babai. Ditët e qëndrimit mund të ndryshohen ose të zgjaten me kërkesë të babait, duke marrë në konsideratë edhe pjesmarrjen në veprimtari social kulturore të lidhura me statusin shoqëror të familjes së babait.

 Fëmija do të qëndrojë më Elian pesë ditë të plota duke përfshirë shoqërimin në kopësht ose shkollë, si dhe veprimtari të tjera social kulturore ku mund të angazhohet fëmija.

Me qëllim kalimin e kohës me fëmijën, për të pasur mundësi që të bëjë present figurën e tij atërore, në problematikat e ditës së femijës, gjatë kohës së qëndrimit të femijës me nënën, babai ka të drejtën që të takojë femijen. Koha e qëndrimit do të rakordohet me marrëveshje ndërmjet prindërve por jo më pak se 6 (gjashtë) orë në javë.

Në pushimet verore që përfshin muajt qershor-korrik-gusht, koha me prindërit do të ndahet në mënyrë të barabartë dhe fëmija do të qëndrojë me secilin prej prindërve deri në 20 (njëzet) ditë, të cilat do alternohen me marrëveshje mes prindërve.

Në pushimet dimërore fëmija do të qëndrojë pranë babait nga data e përfundimit të he ciklit shkollor deri në datën 30 dhjetor në vitet tek dhe nga data 30 dhjetor deri datën 05 janar në vitet çift.

Ditën e ditëlindjes së fëmijës, prindërit do të jenë sëbashku me fëmijën dhe festimet nëse do ketë të tilla do zhvillohen me pjesëmarrjen e të dy prindërve, në rast se prindërit nuk bien dakord për t'i kaluar në ndonjë mënyrë tjetër.

Në rast se fëmija ka pushime të tjera apo kohë tjetër të lirë prindërit dakordësohen që kjo kohë do të ndahet në mënyrë të barabartë.

Megjithatë në varësi te dakordesisë së prindërve, secili prej prindërve mund të mbajë fëmijën edhe pa u kushtëzuar nga kufizimet e mësipërme. Çdo ndryshim për mbajtjen e fëmijës me dakordësinë ndërmjet prindërve, duhet të garantojë që mos trondisin, zbehin apo në çdo mënyrë përkeqësojnë marrëdhënien e fëmijës me njërin prej prindërve.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/05/2024 03:31

    Princi i ka trashegim pasurite nga stergjyshja qe ishte nga Toptanet,nje nga familjet me te pasura tiranase.S.d.q nuk eshte nje marreveshje e shkelqyer per Elian,sepse duhet te jape llogari per cdo cent qe do te shpenzoje, qe do t'ja jape Leka per vajzen dhe cdo perfitim tjeter,e ben Elian skllave te kontrates,sepse kushtezohet me kushtin qe statusi i saj familjar te mos ndryshoje,pra te mos martohet e te mos bashkejetoje me askend,ndryshe i humb te gjitha privilegjet. Pak i veshtire per t'u zbatuar,pasi Elia eshtte akoma e re, e kthen koke.Per mendimin tim,ajo duhet te kishte perfituar dicka pa kushtezime,ne te fundit eshte nena e Geraldines dhe kjo nuk ndryshon,pavaresisht si do vijoje jeta e saj private,por meqe kemi te bejme me nje princ, shqiptar, /cingun/ dhe me te ardhura te limitizuara,perfundohet me nje marreveshje te tille.

    Përgjigju
  • Qytetari: 08/05/2024 12:04

    Mire i paska dal kesaj. Ca ben kot si viktime. 300 m2 x 4000-4500 euro metri = 1.2 milione euro apartament pa llogaritur vend parkiki plus hapesira te perbashketa. Kjo doli me mire se 99% e shqiptareve. Se kuptoj per cfare i vjen keq disave. Apo shohin videot ku ben si histerike.

    Përgjigju
    • qytetari: 08/05/2024 15:20

      jo se jam nai mbrojtes i princit por kur gjyshi ktij ka pas ne dor gjith shqiperin asnji nga ne ska pas lind dhe mos akuzo kot se flitet per 80 vjet para. ma mir shif kto politikanet qe kan ma i vjetri 30 vjet dhe kan pasuri 1000 her ma t madhe se princi por thjesht i fshehin dhe ti merresh me kte tani

    • I am: 08/05/2024 13:20

      Te vjen keq per femijen, se jane te dy copa mishi.. Sherri per lek e pasuri u be. Ky princi me cfare e beri kete pasuri se erdhi pa brek ne bythe nga jashte? Si ja dhane falen ate toke ne mes te Tiranes qe sot po behet pallat e qender tregtare? Apo rrofte princi hajdut.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas