Prezantuesja televizive egjiptiane Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë janë dënuar me varje, pasi u shpallën fajtorë për akuza të lidhura me drogën.
Sipas gazetës shtetërore egjiptiane Al-Ahram, ata ishin pjesë e një bande kriminale që importonte lëndë të para të përdorura për prodhimin e drogës, me qëllim shitjen e saj.
Ata posedonin gjithashtu armë dhe municione të paligjshme.
39-vjeçarja, njihet më së shumti për programin e saj televiziv “Mission Impossible”, i cili trajtonte çështje të lidhura me krimin. Ajo i ka mohuar akuzat.
Nëntë të bashkëpandehur janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa shtatë të tjerë janë shpallur të pafajshëm.
Avokati i Khalifas tha se ajo do të apelojë dënimin me vdekje, vendim që u shpall muajin e kaluar.
Megjithatë, ai u konfirmua vetëm një muaj më vonë, pasi gjykata mori një opinion fetar nga myftiu i madh i Egjiptit, një kërkesë ligjore në rastet e dënimeve me vdekje.
Gjatë gjyqit, gjykata dëgjoi se autoritetet kishin sekuestruar më shumë se 750 kg lëndë narkotike dhe lëndë të para të importuara për prodhimin e tyre.
Njëzet dëshmitarë kishin dhënë deklarata para prokurorëve, raportoi Al-Ahram, përveç provave elektronike që përfshinin biseda dhe videoklipe.
Sipas gazetës shtetërore Akhbar al-Youm, kur gjyqtari e pyeti për rolin e saj gjatë një seance gjyqësore shtatorin e kaluar, Khalifa tha se nuk kishte parë kurrë drogë deri në momentin kur u fotografua me të në ambientet e autoritetit kundër narkotikëve.
Sipas një raporti të Amnesty International të vitit 2025, gjatë atij viti u dhanë 492 dënime me vdekje, 23 prej të cilave u ekzekutuan.
Të pandehurit u shpallën fajtorë për trafik droge dhe përdhunim, “krime që nuk përbënin ‘vrasje të qëllimshme’, ndaj së cilës duhet të kufizohet përdorimi i dënimit me vdekje sipas së drejtës dhe standardeve ndërkombëtare”, thuhej në raport.









Komente
Komento