E ardhmja e BE, Renzi, Merkel
 dhe Hollande takim në Itali

E ardhmja e BE, Renzi, Merkel<br /> dhe Hollande takim në Itali
Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë janë takuar sot në Itali për të diskutuar se si ta ruajnë projektin e Bashkimit Europian.

Ky është raundi i dytë i bisedimeve mes udhëheqësve të tre ekonomive më të mëdha të grupit, që pas rezultatit shokues të referendumit të Britanisë për largimin nga blloku.

Kryeministri italian Matteo Renzi është organizatori i takimit, ku morë pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande.

Takimi u zhvillua në një ishull pranë Napolit dhe ai i paraprin një takim të muajit shtator të BE-së për të diskutuar mbi pasojat e votimit të Britanisë për t’u larguar nga grupi.

Zyrtarët në Bruksel druhen se referendumi i 23 qershorit në Britani mund të çojë në një referendum të ngjashëm në Holandë, një nga vendet themeluese të BE-së, lidhur me largimin nga blloku.

“Takimi i së hënës synon t’i tregojë botës unitetin e tre ekonomive më të mëdha të Europës, pa krijuar një grupim në veçantë dhe përgatitjet për takimin e Bratislavës”, citohet një burim diplomatik francez.

Analistët thonë se përballë rrezikut të ekzistencës kancelarja gjermane Merkel kërkon të forcojë BE-në eskzistuese dhe jo zgjerimin me anëtarë të rinj.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë