E ardhmja e BE-së,liderët europianë:
Të ecim përpara me shpejtësi 

E ardhmja e BE-së,liderët europianë:<br />Të ecim përpara me shpejtësi 
Kriza në të cilën ndodhet Bashkimi Europian ka bërë bashkë liderët europianë të cilët u takuan në një minisamit në Versajë.

Presidenti Francës, Hollande, kancelarja Merkel, kryeministri Italian Gentiloni dhe ai spanjoll Rajoy u shprehën se Europa ka nevojë të përparojë me shpejtësi dhe këtë giudë duhet ta drejtojnë disa shtete kryesore. 

Ata  u shprehën se blloku ka humbur kohë ndërsa ndryshime e kërkuara nuk janë realizuar. 

Kreu i Champs Elysse Hollande tha se e ardhmja e unionit është në rrezik.

Unioni nuk është i bashkuar dhe kjo është arsyeja se përse  po kërkoj forma të reja bashkëpunimi në mënyrë që të ecim më shpejt me disa shtete pa përjashtuar vende të tjera” u shpreh Hollande gjatë samitit.

Kancelarja Merkel tha se Europa ka nevojë të ecë përpara në të kundërt do të bllokohet e cdo gjë do të marrë tatapjetën.

Takimi i lidervë europianë vjen vetëm pak ditë pasi  në Bruksel pritet të mbahet mbledhja e këshillit Europian dhe sfidat e reja duke përfshirë daljen e Britanisë nga Unioni duket se po trondisin disi themelet e Bashkimit Europian.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike