Kompania “McLaren” do të krijojë një makinë garash të ngjashme me Batmobile, makina që përdor Batman në filmat vizatimore. Kompania zbuloi konceptin e makinës MP4-X, e cila do të kontrollohet nga truri i drejtuesit. Për këtë do të përdoren panelet holografike brenda kabinës.

Për krijimin e kësaj makine kompania do të përqendrohet tek karakteristikat thelbësore të Formula 1 – shpejtësi, emocion, performancë – si dhe me elementët bazë të këtij sporti – si kabinat e mbyllura për të rritur sigurinë e drejtuesit dhe teknologjitë e energjisë hibride.

formula 1