Burime bëjnë me dije se trajneri ka patur diskutime intensive me drejtuesit e federatës, të cilët po presin vendimin e brazilianit për të ardhmen. Mësohet se ky vendim, nëse do të qëndrojë apo jo, është marë aktualisht, por ende nuk është bërë i ditur. Nga vetë protagonistët, Report TV mëson se së shpejt vendimi do të bëhet publik.
Javët e fundit, që pas eliminimit nga play-off i Botërorit, është përfolur gjerësisht për largimin e Sylvinhos që erdhi në fillim të vitit 2023. Në 3 e vite e gjysmë me Kombëtaren Sylvinho arriti ti dërgonte kuqezinjtë në Evropianin e 2024-s si dhe për herë të parë në ‘play-off’ të Botërorit. Megjithatë gjatë kësaj periudhe janë krijuar edhe pakënaqësi, që i vendosi në pah edhe presidenti i federatës Armand Duka.
Komente










