E bujshme, mediat italiane: Bosi i ‘Cosa Nostra-s’ Mateo Messina Denaro ka qenë në Shqipëri, zhvilloi takime edhe me biznesmenë! Fillimisht dërgoi ‘një ambasador’

E bujshme, mediat italiane: Bosi i ‘Cosa Nostra-s’ Mateo Messina Denaro ka qenë në Shqipëri, zhvilloi takime edhe me biznesmenë! Fillimisht dërgoi ‘një ambasador’

Matteo Mesina Denaro

Bosi i Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro që u kap pas 30 vitesh në arrati ka qenë edhe në Shqipëri. Teksa shijonte lirinë, kreu i mafies siçiliane që merrej me trafik droge, vite më parë dërgoi një të deleguar ‘ambasador’ në Shqipëri, Luca Bellomo, bashkëshorti i mbesës së tij Lorenza.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italaine Luca Bellomo arriti që t’i krijonte kontaktet dhe më pas Denaro udhëtoi vetë në Shqipëri për të takuar personalisht biznesmenë dhe personazhe të tjerë duke përfshirë përfaqësues të institucioneve, shkruajnë mediat italiane. Përveç se kujdesej për ecurinë e trafikut të drogës, Matteo Messina Denaro nuk i kursente vetes lojën në kazino në  Mali i Zi.

Prej vitesh është përmendur në mediat italiane dyshimi se Matteo Messina Denaro mund të ketë qenë në Shqipëri por asnjëherë kjo gjë nuk është vertetuar. As lajmi nëse ka qenë në Shqipëri apo edhe kontaktet që mund të ketë pasur këtu. Nëse do të verifikohej kjo është një histori e para vitit 2015, pasi në nëntor 2015 ‘ambasadori’, pra Luca Bellomo është arrestuar dhe më pas është dënuar me 10 vite e 10 muaj. Ai është përgjuar në Shqipëri para kësaj periudhe.  Luca Bellomo është bashkëshorti i Lorenza Guttadauros, e cili është mbesa e bosit mafioz (vajza e motrës së tij Rosalia) por edhe avokatja e tij. Bellomo është në burg dhe po vuan një dënim prej 10 vitesh e 10 muajsh, një personazh plot mistere. Zyrtarisht ai ka qenë një sipërmarrës dhe tregtonte materiale për hotele dhe lëvizte në shumë vende duke përfshirë edhe Shqipërinë, por edhe në Kolombi e Francë.

Këto janë ato që kanë rezultuar pas hetimeve të fundit rreth të shkuarës së bosit të mafies siçiliane që përdorte identitete të ndryshme për të mos rënë në duart e policisë. Hetuesit kanë arritur të zbulojnë udhëtimet e tij të biznesit, por ende janë në kërkim të “thesarit” të kreut të Cosa Nostra-s. Ai gëzonte një rrjet të sigurt në Campodello nga ku e menaxhonte trafikun e drogës dhe biznesin tjetër të basteve të paligjshme që i sillte shuma të mëdha parash por nuk ka ndalur udhëtimet teksa përdorte identitetin Andrea Bonafede.

Kujtojmë se nga vetë bosi më i madhi Cosa Nostras, Toto Riina është përmendur një shqiptar për historinë e vrasjes së heroit Paolo Borsellino. Kjo ngjarje është ajo për të cilën është dënuar Messina Denaro, dhe për të cilën dyshohet se një shqiptar siguro eksplozivin.

Kujtojmë se kumbari i mafies siciliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 10/02/2023 09:18

    Komenti poshte esht i drejte,por mos jini siperfaqesore,keta figura nuk jane te vetmet,jane udheheqesit e nje shteti ilegal por te fuqishem sa edhe ai legal,me te gjitha funksionet,ku vetem nje popull me kulture mund ta izoloje nepermjet shtetit qe zgjedh. Por keta gjakpires ushqehen nga miopia dhe babezia,qe ne i kemi me bollek tashme ne shqiperi

    Përgjigju
  • Iris: 10/02/2023 00:41

    Besoj se ka patur te njejtin kuriozitet qe kemi, kur vizitojme nje park zoologjik! /E bujshme/ ketu nuk perben fakti qe paska vizituar Ballkanin,por /paaftesia/ per moszbulimin e tij nga autoritetet italiane kufitare e doganore.Nuk besoj se ka ardhur rrotull e rrotull nga kufiri i gjelber si sirianet,apo me gomone si afrikanet e shqipot!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë