Mario Mitaj nuk është lojtari i vetëm i Kombëtares që pëlqehet nga Juventus. Tuttosport, media pranë "Zonjës së Vjetër" bën me dije se bardhezinjtë kanë në plane edhe Armando Brojën.
Gjithçka lidhet me një efket domino dhe pas saj qëndron Besiktas. Klubi turk pëlqen shumë polakun Milik dhe Juventusi nuk do stepet për të larguar 30-vjeçarin, me planin për ta zëvendësuar me 22-vjeçarin Broja.
Për momentin përflitet një huazim nga Chelsea, me Brojën që do donte të provonte një aventurë në Serie A. "Ai është një sulmues i talentuar, fizik dhe me këmbë të mësuara për lojë, ndaj është i dobishëm për lojën dhe filozofinë e Mottas. Kushtet ende nuk janë për një kalim konkret, megjithëse ka pasur kontakte mes palëve për këtë çështje", shkruan mes të tjerash Tuttosport.
Ke lojtar me te medhenj se Broja qe nuk i do asnje ekip i madh europian… ju shihni endrra me sy hapur..
PërgjigjuNese luan ne Champions league te gjithe do ta kujtojne Brojen
Përgjigju