Gjesti i disa tifozëve ultras të Juventusit, të cilët kthyen shpinën teksa mbahej 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të legjendës së Interit Sandro Mazzola, ka sjellë një gjobë prej 10 mijë eurosh për klubin. Për më tepër, tifozët në fjalë gjatë kohës që mbahej 1 minutë heshtje kënduan për Gaetano Scirea-n, Andrea Fortunato-n dhe Gianni Agnelli-n, emra të lidhur ngushtësisht me historinë e Juventusit.
Gjykata sportive megjithatë nuk vendosi për mbylljen e tribunës ku qëndrojnë tifozët ultras të Juventusit.
Ditët e fundit ishte folur për një gjobë që mund të shkonte deri në 50 mijë euro, por gjykatësi sportive Gerardo Mastrandrea tha se gjesti u krye ‘nga një numër i vogël spektatorësh’, duke mos justifikuar dënimin maksimal. Juventus shpëtoi edhe për faktin se klubi reagoi menjëherë duke u distancuar nga veprimi i këtyre tifozëve.
Për këtë çështje është shprehur me fjalë të ashpra edhe ish-futbollisti i cili ka shkruar historinë me Juventusin, Marco Tardelli. Ky i fundit tha se ‘e kam të vështirë të pranoj atë që ndodhi. Kemi arritur në një pikat më të ulta që kemi qenë ndonjëgerë’.
Sandro Mazzola ndërroi jetë të shtunën në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas një histori të jashtëzakonshme me Interin dhe kombëtaren e Italisë. Ai do të mbahet mend se pjesë e ekipit ‘Grande Inter’, që fitoi 2 Champions League, por edhe për kampionatin evropian të fituar me Italinë në 1968.











Komente
Komento